• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJERIMI I BE-s/ Soreca: Presidenca Rumune dha rekomandime pozitive për Shqipërinë
Home
Politikë

ZGJERIMI I BE-s/ Soreca: Presidenca Rumune dha rekomandime pozitive për Shqipërinë

12 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Në ceremoninë përmbyllëse të Presidencës Rumune në Këshillin e BE, ambasadori Luigi Soreca  ka vlerësuar punën e bërë përgjatë këtyre muajve, të cilat i cIlësoi si të vështira të Europën. Në fjalën e tij, Soreca tha se Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon, veçanërisht në zgjerimin e këtij unioni me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, ku dhe ka dhënë rekomandime pozitive për vendin tonë.

 “Edhe në fushën dixhitale, Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon dhe të gjitha këto në një vështirësi të klimës politike. Të gjitha këto janë bërë në kushte të vështira.  Samiti i 9 maji ka qenë mjaft i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo është një nga ngjarjet tona më të rëndësishme, përfshi këtu edhe çështjen e zgjerimi, që ka qenë pjesë e axhendës. Patjetër që kjo është e vështirë. Presidenca Rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhë. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik,  ku do ketë një debat sa i përket presidenti të Komisionit Europian; Po bëjmë një reformim të ri të pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicione e reja te Komisionit Europian, i marrin detyrat në fund të tetorit. Ekzekutivi është duke bërë proceduat që të finalizojnë punën dhe të përcaktojnë detyra dhe pozicionet e reja.  Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.

Nga ana tjetër, në fjalën e tij, ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea tha se një nga pikat kryesore të punës së tyre ka qenë pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i BE.

“Kemi punuar për një Europë më të mirë. Jemi përpjekur të avancojmë sa më shumë axhendën europiane. Jemi përpjekur të mbajmë premtimet tona që kemi dhënë gjatë kësaj periudhe. Kemi pasur rezultate të mira dhe mbi të gjitha jemi përpjekur të qëndrojmë neutral. Kemi qenë në gjendje t’i arrinim të gjitha prioritetet tona, në Ballkanin Perëndimor, por veçanërisht në Shqipëri. Rumunia ka dhënë sinjale pozitive për Shqipërinë për të avancuar më tej integrimin. Sa i përket integrimit, mendimet kanë qenë gjithmonë pozitive”, tha Perpelea.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “A DO VISH NË SHTRAT ME MUA?"/ Bebe Rexha "i lutet" publikisht meshkujve (VIDEO)
Previous article "O LULE E BUKUR E GJAKUT TIM"/ Ajka feston ditëlindjen, Besi dhe Xhensila i zbulojnë fytyrën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT