Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate, i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar, dhe Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së do të përballen në balotazh më 5 maj, pas një rezultati të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut.
Sipas rezultateve të publikuara nga KSHZ-së i Madeqdonisë së Veriut, pas numërimit të 99.95% të votave kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski me 42,84 % , i cili ka marrë në total 323.783 vota.
Ndërkohë, në vend të dytë është kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska me 42,24 % ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati shqiptar i mbështetur nga ‘Aleanca për Shqiptarët’ dhe ‘Besa’, Blerim Reka me 10,57 % ose 79.913 vota.
Në votime kanë marrë pjesë 755.709 qytetarë ose 41.81% e popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Raundi i dytë do të mbahet me 5 maj, 2019