Një mjet shpërthyes i improvizuar u gjet pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Kolombo të Sri Lankës, i cili u shkatërrua në mënyrë të sigurt nga njësitë speciale të aviacionit.
Lajmi u publikua në Twitter nga gazetari i BBC Azam Amin dhe Sky Neës Nevil Lazarus.
Siç raportohet nga televizioni lokal “Sirasa”, bomba e improvizuar është gjetur në rrugën pranë aeroportit ‘Bandaranaike’. Një zëdhënëse e Forcës Ajrore të Shri Lankës tha se bomba u gjet në një tub plastike, raporton “Mirror”.
Situata në aeroport, ishte kaotike për shkak të mbylljes dhe turmës. Bomba u gjet disa orë pas sulmeve të koordinuara ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka që lanë të vdekur mbi 200 njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.