• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NE FSHF/ Veliaj: Fituam betejën për Tiranën, nuk do të hezitoj ta vazhdoj betejën për transparencë pas…
Home
Politikë

ZGJEDHJET NE FSHF/ Veliaj: Fituam betejën për Tiranën, nuk do të hezitoj ta vazhdoj betejën për transparencë pas…

13 May, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në Top Albania Radio përplasjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, për transparencën e zgjedhjeve për Shoqatën e Tiranës. Veliaj theksoi se falë asaj beteje të fituar, Shoqata e Tiranës ka tashmë një kryetar të zgjedhur me vota te drejta. Veliaj theksoi se debati do të vijojë pas ndeshjes së Conference League.

“Bashkia e Tiranës u përfshi për të pasur zgjedhje transparente për shoqatën e Tiranës sepse aty merr pjesë. I patëm ato zgjedhje dhe morëm atë vendim gjykate, që na dha të drejtë. Idealisht do të doja që e njëjta e drejtë të ishte për të gjithë Shqipërinë. Për sa i përket Bashkisë së Tiranës, të drejtën tonë e fituam.

U bë një garë transparente dhe fitoi edhe me vendim gjykate, po edhe me votat e klubeve, kandidati që e bëri garen në mënyrë të hapur dhe transparente. Këtu mbaron pjesa që i intereson Bashkisë së Tiranës.

A meriton kjo betejë të vazhdohet për më tej? Unë besoj që po. Dhe nuk do të hezitoj ta vazhdoj këtë betejë mbas ndeshjes, por di të them se çdo shqiptar i mirë duhet të bëjë ashtu siç edhe ne i bëjmë thirrje kundërshtarëve tanë politikë, kur vjen puna që ne të anëtarësohemi në Bashkimin Europian, që jemi përpara Këshillit të Sigurimit, atëherë të gjithë ne duhet të jemi bashkë sepse është një marrëdhënie e Shqipërisë me botën.

Kjo vlen edhe për marrëdhënien e Tiranës me FSHF-ne. Kjo është një ngjarje që ka të bëjë me imazhin e Shqipërisë me botën dhe sigurisht që do e lemë për një moment më të vonë diskutimet dhe diferencat tona. Shqipëria është shumë më e rëndësishme se sa diferencat që kam unë me dikë tjetër, të cilat nuk do të hezitoj t’i vazhdojmë mbas ndeshjes.

Ky është një oportunitet i jashtëzakonshëm për t’i treguar botës një Tiranë super moderne. Unë nuk i jam shmangur asnjë beteje: fituam betejën me Tiranën për të pasur një shoqatë jo me emërim, por me zgjedhje dhe jo me lavazhier të importuar… Për të gjitha këto do kemi kohë që të kemi këto debate, po tani fokus tek ndeshja”, theksoi Veliaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DUA SHUMË SI NJERI"/ Këngëtarja rrëfehet pas ndarjes nga Amos Zaharia
Previous article GËRMA "Z"/ Studiuesit tregojnë pse simboli i propagandës ruse është shumë i keq dhe i frikshëm

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT