• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 May, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

17 May, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GËRMA “Z”/ Studiuesit tregojnë pse simboli i propagandës ruse është shumë i keq dhe i frikshëm
Home
Nderkombetare

GËRMA “Z”/ Studiuesit tregojnë pse simboli i propagandës ruse është shumë i keq dhe i frikshëm

13 May, 2022 bora.autor Botë, Nderkombetare

Që kur nisi agresioni rus në Ukrainë, gërma “Z” u përdor nga Rusia si një mënyrë për të identifikuar automjetet ushtarake. Por tani është bërë një simbol propagandistik brenda Rusisë dhe Ukrainës, thonë studiuesit.

Me nisjen e agresionit rus në Ukrainë, gërma “Z” po përdorej në rrjetet sociale, në koncerte patriotike në Rusi, në tubime që mbështesnin luftën, apo edhe në automjete e veshje.

Gërma “Z” është bërë tani një nga mjetet kryesore të propagandës së Kremlinit në luftën që ka nisur kundër Ukrainës.

“Simbolet luajnë role komplekse në politikë. Një nga rolet më të rëndësishme është lidhja e emocioneve me propogandën specifike që Kremlini dhe udhëheqësit e tjerë politikë duan të nxjerrin. Mendoj se në këtë rast, gërma ‘Z’ ka për qëllim të ngjall tek njerëzit emocione patriotizmi, besnikërie”, thotë për Zërin e Amerikës Henry Hale, nga universiteti “George Washington”.

Gërmat “Z” dhe “V” u panë për herë të parë në tanket ruse në ditët para se të niste lufta, por asnjë arsye zyrtare nuk u dha në atë kohë. Më pas ministria ruse e Mbrojtjes tha se gërma “Z” përdorej për të simbolizuar fitoren. (“Za pobedu” në gjuhën ruse do të thotë “Për fitore”)

“Tipografia merret me dinamikën e këtyre simboleve, shkronjave dhe numrave. Në alfabetin cirilik, që rusët përdorin, pothuajse nuk ka simbole dinamike. Por në alfabetin latin, ka tre gërma shumë dinamike: L, V dhe Z. Ato janë të lehta për t’u shkruar dhe janë jashtëzakonisht dinamike”, thotë për Zërin e Amerikës,Vasily Gatov, profesor i medias.

Të tjerë studiues thonë se përdorimi i këtij simboli nga Rusia bëhet edhe për të krijuar unitet kombëtar.

“Para së gjithash ky simbol synon vetë popullsinë ruse. Sepse më e rëndësishmja për Kremlinin është që të krijojë mbështetje për këtë agresion, dhe kjo kundërshti”, thotë Henry Hale, nga universiteti “George Washington”.

Studiuesit thonë se zgjedhja e këtij simboli nga Rusia është e nxituar, për shkak të ngjashmërisë me simbolin e nazistëve. Shumë qytetarë amerikanë kanë të njëjtin mendim.

“Ky është një simbol neonazist. Shumë i keq, i frikshëm”, thotë Laurence, një banor në Merilend, SHBA.

“Simbol nazist mendoj, kjo është gjëja e parë që të vjen në mendje”, thotë një tjetër banor.

“Më kujton presidentin e Ukrainës, Zelensky-in. Ai po bën një punë fantastike! Ai është i mrekullueshëm”, thotë një tjetër banore.

Për shumë njerëz gërma “Z” është bërë simbol i tragjedisë dhe krimeve të luftës.

Regjisori francez Michel Hazanavicius, ndryshoi emrin e filmit të cilin e kishte titulluar vetëm me gërmën “Z”, për të mos patur asnjë lidhje me simbolin e përdorur nga Rusia. Dy grupe muzikore në Rusi, DDT dhe Bi-2 po ashtu kanë refuzuar të japin koncerte në skena që kanë patur gërmën “Z”./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NE FSHF/ Veliaj: Fituam betejën për Tiranën, nuk do të hezitoj ta vazhdoj betejën për transparencë pas…
Previous article AKUZOHET PËR PLAGOSJE TË RËNDË/ Çfarë thoshte Donaldi në Big Brother për sherrin në gjimnaz

bora.autor

Postime të ngjashme

FLAMUR I BARDHË NË FABRIKËN E ÇELNIKUT NË AZOVSTAL/ Batalioni Azov: Do të shpëtojmë jetën e ushtarëve Aktualitet

FLAMUR I BARDHË NË FABRIKËN E ÇELNIKUT NË AZOVSTAL/ Batalioni Azov: Do të shpëtojmë jetën e ushtarëve

LUFTA/ Rusia: Kemi vendosur armëpushim në Mariupol, Ukraina nuk e konfirmon Aktualitet

LUFTA/ Rusia: Kemi vendosur armëpushim në Mariupol, Ukraina nuk e konfirmon

ANALIZA/ Hapat e ardhshëm për Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO, si funksionojnë bisedimet Botë

ANALIZA/ Hapat e ardhshëm për Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO, si funksionojnë bisedimet

Facebook Comments

YLLI PATA/ Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës Blog

YLLI PATA/ Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës

ELISA SPIROPALI/ Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje Blog

ELISA SPIROPALI/ Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje

PLATOR NESTURI/ Integrimi: Optimizmi i gjatë shndërrohet në lodhje Blog

PLATOR NESTURI/ Integrimi: Optimizmi i gjatë shndërrohet në lodhje

EDUARD ZALOSHNJA/ Cilët janë 650 mijë votuesit gri? Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Cilët janë 650 mijë votuesit gri?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse gjithë Europa po largon diplomatët rus, ndërsa në Tiranë firmosin kundër SHBA? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse gjithë Europa po largon diplomatët rus, ndërsa në Tiranë firmosin kundër SHBA?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT