• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Mbi 1 milion shqiptarë në 6 bashki thirren për të votuar më 9 nëntor! 700 mijë votues vetëm në Tiranë
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Mbi 1 milion shqiptarë në 6 bashki thirren për të votuar më 9 nëntor! 700 mijë votues vetëm në Tiranë

2 October, 2025 s.autor Politikë

Më 9 nëntor, 1 milion shqiptarë thirren për të votuar në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashki të vendit. Ata do të votojnë vetëm me një fletë, vetëm për kryetarin, pasi këshillat bashkiakë vijojnë detyrën. Tirana do të ngrejë numrin më të madh të 940 qendrave të votimit, ndërsa bashkia më e vogël është Tepelena, me vetëm 22 qendra votimi.Arrestimi i Erion Veliajt, dorëheqja e papritur e Ermal Dredhës, emërimi ministër i Andis Sallës dhe zgjedhja deputet e Ervin Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malajt, do të dërgojë në zgjedhje të parakohshme vendore 1/3 e popullsisë me të drejtë vote.

Janë mbi 1 milionë shqiptarë që thirren të votojnë më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.

Duke ju referuar shifrave të zgjedhjeve të fundit lokale, numri i votuesve në Tiranë, bashkinë më të madhe të vendit, është afro 700 mijë. Gjithsesi, herën e fundit, në 940 qendrat e votimit që janë ngritur u paraqitën afro 300 mijë votues.

Në Mat do të ngrihen 49 qendra votimi, për të pritur 30 mijë zgjedhës, edhe pse para dy vitesh, morën pjesë më pak se gjysma e tyre.

38 mijë zgjedhës ka të regjistruar Bashkia e Cërrikut, por në vitin 2023 votuan vetëm 12 mijë, në 58 qendrat e votimit të hapura.

Në bashkinë Berat do të ngrihen 117 qendra votimi në shërbim të afro 81 qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja e fundit ishte 28 mijë banorë.

Vlora, me një shtrirje të gjerë gjeografike, ngre 226 qendra votimi për 168 mijë zgjedhës, edhe pse vetëm 41 mijë shkuan tek kutia e votimit para 2 vjetësh.

Në Tepelenë do të hapen vetëm 22 qendra votimi, për një listë me 12 700 zgjedhës, ku afro 5 mijë ushtrojnë të drejtën e votës.

Votuesit e këtyre bashkive do të kenë vetëm një fletë votimi për kryetarin e bashkisë, pasi këshillat bashkiakë të zgjedhur në vitin 2023 janë funksionalë në të gjitha bashkitë që shkojnë në zgjedhje.

Kryetarët që do të dalin nga 9 nëntori do të ushtrojnë një mandat të pjesshëm deri në pranverën e vitit 2027, si të gjithë kryebashkiakët e tjerë.

Të gjashta bashkitë që shkojnë në zgjedhje janë fituar nga Partia Socialiste para dy vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E NJË BIÇIKLETE/ E vjedhur në Zvicër, e dërguar me autobus në Prizren, e shitur në Tiranë - dhe e konfiskuar po aty nga policia...
Previous article "DUHET TË KËRKOSH FALJE..."/ "Politico" komenton batutat e Ramës: Trumpin e tallin për ngatërresën që i bëri Shqipërisë me Armeninë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT