• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E NJË BIÇIKLETE/ E vjedhur në Zvicër, e dërguar me autobus në Prizren, e shitur në Tiranë – dhe e konfiskuar po aty nga policia…
Home
Jetë

HISTORIA E NJË BIÇIKLETE/ E vjedhur në Zvicër, e dërguar me autobus në Prizren, e shitur në Tiranë – dhe e konfiskuar po aty nga policia…

2 October, 2025 s.autor Jetë

Televizioni publik i Zvicrës ka emituar një hulumtim fantastik mbi fenomenin e vjedhjes së biçikletave në Zvicër. Në këtë vend çdo vit vidhen dhjetëra mijëra biçikleta dhe biçikleta elektrike. Vetëm në vitin 2024 u raportuan 54’308 raste.

Gazetari i emisionit Rundschau e pajisi një biçikletë elektrike me gjurmues GPS dhe Bluetooth dhe e la para një dyqani që mbikëqyrej me kamera. Natyrisht biçikleta ishte e siguruar me dry. Pas dy javësh biçikleta u vodh, pasi iu thye dryni.

Ekipi e ndoqi rrugëtimin e biçikletës me anë të GPS. Pas disa muajsh, biçikleta fillimisht u lokalizua në Prizren; atje ishte sjellë me autobus nga Zvicra. Më pas biçikleta u gjet në Shqipëri te një person privat. Në Shqipëri u hap një procedurë për blerje të mundshme të mallrave të vjedhura. Detaje të tjera policia nuk dha.

Vjedhja e biçikletave është rritur dukshëm vitet e fundit, sidomos në Basel. Afërsia me kufirin francez dhe gjerman lehtëson dërgimin e biçikletave të vjedhura jashtë shtetit.

Shumë prej tyre dërgohen fillimisht në Francë, pastaj më tej në Ballkan ose Afrikën e Veriut. Vetëm në vitin 2023 dëmi të cilin kanë paguar sigurimet për vjedhjen e biçikletave ishte 83,2 milionë franga.

Hulumtimi është një shembull mahnitës i gazetarisë së vërtetë. Këtu e gjeni edhe linkun e raportit. (E.Robelli)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË GAZA/ Putin vlerëson rolin e Trump si ndërmjetësues: Besojmë se mund të ketë dritë në fund të tunelit
Previous article ZGJEDHJET/ Mbi 1 milion shqiptarë në 6 bashki thirren për të votuar më 9 nëntor! 700 mijë votues vetëm në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja… Jetë

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja…

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë! Jetë

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA Jetë

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT