• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE/ Kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00
Home
Politikë

ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE/ Kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

9 November, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit ka arritur në 17,99% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga komisionet e qendrave të votimit. Të dhënat tregojnë ndryshime të ndjeshme mes bashkive, ku disa prej tyre shënojnë pjesëmarrje mjaft të ulët, ndërsa të tjera raportojnë shifra më të larta se mesatarja.

Në Vlorë janë raportuar 174 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 15,712 qytetarë nga gjithsej 130,480 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është vetëm 12.04%, një nga shifrat më të ulëta në rang kombëtar për këto zgjedhje.

Pjesëmarrja në Bashkinë Berat shkon në 18.94%, duke qëndruar rreth mesatares së përgjithshme. Nga 116 qendra votimi janë raportuar 83. Deri në orën 17:00 kanë votuar 11,571 zgjedhës, nga 61,082 gjithsej.

Në Cërrik janë raportuar 45 nga 57 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 7,591 qytetarë nga 30,700 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki arrin në 24.73%, një ndër shifrat më të larta të ditës.
Mati shënon pjesëmarrjen më të lartë ndër të gjitha bashkitë e përfshira në zgjedhje. Nga 47 qendra, janë raportuar 29, ndërsa kanë votuar 7,379 zgjedhës nga 18,903 total. Pjesëmarrja këtu arrin në 39.04%, duke e vendosur Matin në krye të listës për pjesëmarrje.

Në Tepelenë janë raportuar 13 nga 21 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 2,420 qytetarë nga 7,184 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është 33.69%, duke u renditur ndër më të lartat në këtë proces zgjedhor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE 1 ORË NGA MYLLJA E PROCESIT TË VOTIMIT/ Klevis Kaso apel qytetarëve: Vota një e drejtë legjitime, ju takon juve të vendosni për të ardhmen e Vlorës
Previous article "VDEKJA LE TË PRESË"/ Filmi i fundit i Margarita Xhepës shfaqet premierë në Pogradec! Zyliha Miloti e përlotur: Rinia duhet t'i shohë skenat prekëse

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT