• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“VDEKJA LE TË PRESË”/ Filmi i fundit i Margarita Xhepës shfaqet premierë në Pogradec! Zyliha Miloti e përlotur: Rinia duhet t’i shohë skenat prekëse
Home
Kulturë

“VDEKJA LE TË PRESË”/ Filmi i fundit i Margarita Xhepës shfaqet premierë në Pogradec! Zyliha Miloti e përlotur: Rinia duhet t’i shohë skenat prekëse

9 November, 2025 s.autor Kulturë

Premiera e filmit ‘Vdekja le të presë’, e regjisorit Edmond Topi u shfaq mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Pogradecit, aty ku lindi dhe u xhirua pjesa më e madhe e filmit .

Pjesë e kastit të filmit, janë artistët ikonë si Reshat Arbana, Tinka Kurti, e ndjera Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malka, Zyliha Miloti etj.

Regjisori Edmond Topi shprehet se “pleqëria nuk është stacioni i fundit i njeriut për t’u larguar, por është një nga stacionet ku ai duhet të jetojë dhe të vazhdojë të kontribuojë në jetën e tij dhe jetën e shoqërisë”.

Mes emocionesh të shumta dhe me lot në sy, Zyliha Miloti thotë se filmi përmban skena shumë të forta dhe me ndjeshmëri të lartë.

Aktorja, Zyliha Miloti shprehet se e emocionuar dhe e përlotur: “Është mrekulli. Një mrekulli që të paktën rinia duhet të shohë. Pashë edhe reagimin e spektatorëve, kishte momente shumë prekëse, skena shumë prekëse”.

Ema Andrea në rolin e ministres foli për emocionet e gjata në skenë. Gjithashtu rrëfeu edhe pak për rolin e fundit të Margarita Xhepës.

“Më vjen mirë që kolosët e kinemasë morën duartrokitjet e merituara në Pogradec dhe kam kujtime të paqta me zonjën Margarita. Ka qenë i gjithë brezi i këtyre, i disiplinuar, janë shkollës për të punuar me ta. Lum kush e ka fatin të punojë pranë tyre”, tha aktorja Ema Andrea.

‘Vdekja le të presë’ është pjesa e dytë e filmit “ Yjet e së ardhmes”, ndërsa pas premierës të kryer pak kohë më parë në kryeqytet filmi do të bëjë turin e tij në të gjithë vendin, por pikënisja ishte qyteti ku mori jetë kjo vepër artistike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE/ Kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00
Previous article "INTIMIDOJNË ZGJEDHËSIT"/ Kandidati i opozitës denoncoi për persona të paautorizuar pranë QV-së, reagon Policia: Çfarë konstatuam në terren

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT