• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 6 MARSIT DHE KONFLIKTI NË PD/ Baçi sulmon Korreshin: Bën lojë që Basha të njihet si kryetar
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 6 MARSIT DHE KONFLIKTI NË PD/ Baçi sulmon Korreshin: Bën lojë që Basha të njihet si kryetar

26 January, 2022 Delo.autor Politikë

Deputeti i pezulluar nga Partia Demokratike Luan Baçi e konsideroi si lojë përpjekjet e deputetit demokrat të Lushnjes Saimir Korreshi, i cili bëri thirrje para 4 ditësh që demokratët e këtij qyteti të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Në lidhje direkte me emisionin “Repolitix” në “Report TV”, ish-drejtuesi i degës së PD në Fier tha se Korreshi po përdor kartën e konsensusit për të legjitimuar Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Lidhur me aludimet se Saimir Korreshi mund të jetë njëri prej kandidatëve të PD për Lushnjen, Baçi i kërkoi që të marrë pjesë në primaret e 30 janarit të shpallur nga Komisioni i Rithemelimit, ku do të përzgjidhen kandidatët për 6 bashkitë (Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë). Deputeti Luan Baçi e quajti dhe hileqare vërtetimin e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha është kryetar i PD.

“Korreshi thotë se nuk ka pasur asnjë herë një mendim për të kandiduar. Unë ndoqa me vëmendje një mbledhje të Korreshit, tashmë më duket thjesht një lojë që bën Korreshi dhe shumë të tjerë aty. I vetmi qëllim është të njoh Bashën për kryetar. Kanë vrapuar në gjykatë që të marrin një vërtetim. Vrapimi i tyre në këtë drejtim që të vërtetojnë se Basha është kryetar, shpejtësia për të zgjedhur një kandidat konsensual dhe Saimiri ngulte këmbë për konsensus dhe jo për kandidim. Kjo është e gabuar dhe hileqare si iniciativë, pasi nëse do të bashkim të demokratëve i bashkon vetëm vota. Nëse do Korreshi të kandidojë t’i nënshtrohet votës së demokratëve. Nëse do të regjistrohet duhet ta votojë anëtarësia. Pra mos dashja për tu futur në garë, shmangia nga gara, është një shmangia që duan t’i bëjnë vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kuvendi i 11 dhjetorit ka vendosur që do të votohet në primare dhe do të vendoset ai kandidiat që zgjidhet nga anëtarësia.  Gjykata qëllimisht nuk shprehet dhe zvarrit vendimin për ti siguruar vulën Bashës që të jetë ai opozita përballë Ramës. PD nuk është sigla dhe vula që me urdhër të Ramës vijon të mbaj Bashën. Në datën 30 janar, do ketë një votim një anëtare një votë. Çdo kandidat që e paraqet edhe Basha, të vijë edhe Korreshi të futet në primare dhe ta zgjedhë anëtarësia nëse e dëshiron. Është një diversion që bën! Korreshin duhet ta votojë anëtarësia”, bëri me dije Luan Baçi për “Repolitix”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATOJA E JANARIT/ U transferua me bujë te PSG-ja, mesfushori i shkel syrin Arsenalit
Previous article VRASJA E BLEDAR MUÇËS/ Gazetarja: ka video të ngjarjeve kriminale, më takoi me 3 makina të blinduara

Delo.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT