Partia Socialiste ka përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. AlpeNews.al po publikon nje pas nje emrat e kandidateve. Duket se mandati për kreun aktual në Dibër mbaron këtu. Ps ka vendosur të mos e kandidoj më Muharrem Ramën dhe ka vendosur Dionis Imeraj.
Kush është Dionis Imeraj:
Dionisi është një financier shumë i zoti dhe shumë premtues. Ai ka kualifikime serioze dhe një CV që është për tu pasur zili nga më shumë se 50% e deputetëve. Po ashtu Dionisi ka eksperienca shumë të rëndësishme profesionale dhe është një ndër njohësit më të mirë të sistemit financiar e bankar shqiptar. Dionisi është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomikut dega «Menaxhim Biznesi » dhe po ashtu ka mbaruar masterin tek Luarasi për Financë dhe Menaxhim Risku dhe ka bërë disa kualifikime. Po ashtu Dionisi ka drejtuar institucione të rëndësishme tek NGB Bank dhe në agjenci ndërmjetësimi. Ai njeh mirë Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht. Po ashtu ai ka bërë një punë të mrekullueshme si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi që kanë njohur një progres të konsiderueshëm. Dionisi i përket vizionit të ri të ardhmes së qytetit të Peshkopisë.


