• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Kandidaturat e PS. Deputeti që la mandatin për tu bërë kryetar Bashkie në Lezhë
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Kandidaturat e PS. Deputeti që la mandatin për tu bërë kryetar Bashkie në Lezhë

11 May, 2019 F.autor Politikë

Partia Socialiste  ka përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. AlpeNews.al po publikon nje pas nje emrat e kandidateve. Lezha do t’i besohet deputetit Pjerin Ndreu.

Kush është Pjerin Ndreu:

Pjerin Ndreu ka lindur në qytetin e Pukës, më 12 dhjetor të vitit 1966. Z. Ndreu ka një karrierë të pasur në fushën e rendit dhe sigurisë. Pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në vitin 1988, Ndreu emërohet inspektor i Policisë Kriminale në Lezhë e më pas drejtues i Policisë Kriminale në disa qytete, si Shkodër, Berat dhe Mirditë. Prej viti 1997 e deri në vitin 1999 Pjerin Ndreu mbante postin e shefit të Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër. Në periudhën 1999-2002 Drejtor Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër.

Pjerin Ndreu arriti kulmin në vitet 2002-2004, ku mbajti poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë. Pjerin Ndreu mban gradën policore Kryekomisar, ndërsa është dekoruar në vitin 2003 nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”. Gjatë shërbimit në polici, Ndreu kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Drejtësi, e më pas nga viti 2007 e deri në vitin 2013 ka qenë pedagog i kriminologjisë dhe kriminalistikës, Fakulteti Drejtësisë “Justiniani I”. Ai gjithashtu ka ndjekur një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh për gjuhën dhe sigurinë kombëtare në Gjermani, Kanada, Oxford Angli, ICITAP etj. Prej qershorit të vitit 2013, Z.Ndreu është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEPUTET E RINJ/ Ish-aleati: Pranova mandatin se Basha më tradhtoi, PD-LSI në shesh për interesa personale
Previous article DO NGELNI PA FJALË/ Brenda garderobës gjigante të Afërdita Dreshajt (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë Politikë

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu Politikë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT