Zgjedhjet e shumëpërfolura të 30 qershorit u zhvilluan të qeta ditën e dielë teksa qytetarët shqiptarë zgjodhën me votën kandidatët në 61 bashki të vendit.
Këto zgjedhje siç dihet tanimë nuk ishin si gjithë të tjerat për shkak të mospjesëmarrjes në to të opozitës me në krye Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin.
Megjithatë, siç u tha edhe në raportin e OSBE/ODHIR megjithë pasiguritë, data 30 u zhvillua e qetë dhe pa asnjë incident serioz.
Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pasi kishte lajmëruar se do nxirrte ushtrinë në rrugë e pasi ndërroi sipas mënyrës së tij ditën e zgjedhjeve, vendosi që këtë ditë ta kalonte diku tjetër.
Atëherë kur të gjithë prisnin një deklaratë prej tij, Meta zgjodhi të vishej me rrobabanjo e të pozonte me një selfie pranë zëdhënësit të tij nga Gjiri i Lalzit.
Një orë më vonë, erdhi po një tjetër pozë në të njëjtat “kushte” , ndërkohë që qytetarët e Republikës së Shqipërisë për të cilën ai mban përgjgjesinë drejtoheshin drejt qendrave të votimit duke ushtruar të drejtën tyre, atë të votës.
Por nuk mbaroi dje. Mëngjesin e sotëm erdhi edhe reagimi i vonuar mbi procesin zgjedhor. Fjala e Presidentit ishte e njëjtë me atë t ëish kryeministrit Berisha, teksa e shoqëruar me një video ironizonte procesin zgjedhor.
Vetëm një orë më vonë, erdhi edhe foto e radhës. I vetmi ndryshim ishte se këtë herë, Presidenti kërkonte ndjese se përse ishte në plazh…duke marr rrezet e diellit që sipas tij i kishin munguar duke pritur për dialog. (?!)
E sigurt është që në keto zgjedhje, Meta do të mbahet mend vetëm për rrobat e banjos.
Përgatiti: AlpeNews.al




