• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së
Home
Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

28 September, 2026 s.autor Politikë

Ajo që deri tani ka qenë një ambicie e shprehur nga Tirana për mbylljen e negociatave të anëtarësimit, është bërë zyrtarisht ambicie e BE-së.

“POLITICO”, që ka analizuar deklarimin e Komisionit Evropian mbi planet e posaçme për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, me objektiva, reforma dhe afate të përafërta për përfundimin e negociatave, thotë se këto plane shënojnë praktikën e parë për siguri nga ana e BE-së që përkundër reformave thelbësore, do të pranohen dhe do t’u ofrohen afate paralajmëruese për përfundimin e bisedimeve.

Referuar dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, POLITICO bën të ditur se udhërrëfyesit do të përcaktojnë më qartë se çfarë duhet të përmbushë secili vend kandidat, cilat reforma duhet të realizohen dhe në çfarë afatesh mund të mbyllen bisedimet e anëtarësimit.

Komisioni synon që këto plane t’u japin vendeve më të avancuara një rrugë të parashikueshme drejt përfundimit të negociatave, nëse ato realizojnë reformat e kërkuara

Nisma lidhet edhe me një rishikim më të gjerë të politikës së zgjerimit. Sipas draftit të parë të dokumentit, të parë nga POLITICO, zgjerimi shihet si një “domosdoshmëri gjeopolitike”, ndërsa periudha e negociatave duhet të përdoret për integrimin gradual të vendeve kandidate në struktura dhe politika të Bashkimit.

Dokumenti do t’u paraqitet zyrtarëve të lartë më 6 tetor, ndërsa liderët e BE-së pritet të diskutojnë zgjerimin në samitin e 15 tetorit.

Në këtë fazë, hartat rrugore nuk parashikohen për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TERRITORIALJA/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt voton kundër bashkimit me Tepelenën
Previous article I ÇONTE MESAZHE SEKSUALE 13-VJEÇARES/ Arrestohet mësuesi në Lushnjë

s.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT