• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Vetëvendosja dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme
Home
Rajon

ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Vetëvendosja dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme

27 January, 2021 Delo.autor Rajon

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të mos certifikuar kandidatët për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin. Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes “Vetëvendosje”, tha se “PZAP deklaron pa asnjë bazë kushtetuese se neni 29 paragrafi 1 pika q është normë kushtetuese, dhe ju e dini se amandamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës. Kjo është çështje ligjore dhe nuk është kushtetuese”.

Ndërsa, Kushtrim Xhemaili, nga Zyra për Informim e AAK-së konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kjo parti e ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën lidhur me vendimin e PZAP-së në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e ankesës. Në vendimet e publikuara të martën, PZAP-ja njoftoi se ka refuzuar pjesërisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky organ, ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Paneli po ashtu ka vendosur që Nisma Socialdemokrate të certifikohet si parti politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, por ka refuzuar kërkesën për certifikimin e 12 kandidatëve për deputetë: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, FIlloreta Bytyçi, Valentina Alijaja, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Adrian Nokaj.

Si në rastin e LVV-së, edhe për Nismën Socialdemokrate, PZAP-ja ka rezufuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, që kishte dërguar në KQZ me rekomandimin që kandidatët që kanë probleme me ligjin, të certifikohen për zgjedhje. Edhe kandidatët e Nismës që janë cekur në vendim, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë, thotë PZAP-ja. Vendimi i njëjtë vlen edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku PZAP-ja ka thënë se kandidatët për deputetë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të certifikohen dhe as të zëvendësohen me kandidatë të tjerë. Ndërkaq, kandidatët e tjerë në listën për garë zgjedhore të këtij subjekti do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

Në mbledhjen e mbajtur më 22 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të mos certifikuar listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate dhe disa parti të komuniteteve joshumicë. Në këtë mbledhje, Nisma Socialdemokrate nuk u certifikua as si parti.

Ky vendim i KQZ-së nxiti reagime të shumta të partive politike, pasi vetë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim kishte rekomanduar që të certifikohen listat zgjedhore të të gjitha partive.

Gjatë seancës së 22 janarit, anëtarët e KQZ-së miratuan listat me kandidatë që nuk ishin ndesh me ligjin apo të atyre partive, që kishin zëvendësuar emrat në listat e tyre pas verifikimit të kryer nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar dhjetorin e kaluar, lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti, KQZ-ja ka ndërmarrë një proces të verifikimit të kandidatëve për deputetë, për të parë nëse ata nuk kanë probleme me ligjin.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje dërguar KQZ-së më herët gjatë këtij muaji, ka thënë se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin. Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM PËR BOMBË/ Pako e dyshimtë në fabrikën e AstraZeneca, policia evakuon punonjësit (FOTO)
Previous article KONFERENCA E NIVELIT TË LARTË/ Xhaçka: Parandalimi i konfliktit dhe ndërtimi i paqes, përparësitë tona në OKB

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT