• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA E NIVELIT TË LARTË/ Xhaçka: Parandalimi i konfliktit dhe ndërtimi i paqes, përparësitë tona në OKB
Home
Politikë

KONFERENCA E NIVELIT TË LARTË/ Xhaçka: Parandalimi i konfliktit dhe ndërtimi i paqes, përparësitë tona në OKB

27 January, 2021 Delo.autor Politikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në takimin virtual kryediplomatë nga 60 vende të botës, mes të cilëve nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera shprehën angazhimin për mbështetjen e fondit dhe nismave që synojnë ndërtimin e paqes.

Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB mbi ndërtimin e paqes, ndërsa theksoi se mbështetet në bashkëpunimin me OKB në ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes strategjike për promovimin e arritjes të Shqipërisë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendën 2030.

“Qasja shumëpalëshe, e bazuar në rregulla, për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes është një nga përparësitë kryesore të Shqipërisë si kandidat për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB për vitin 2022 – 2023”, theksoi ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Ajo siguroi përfaqësuesit e lartë të OKB-së, se Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes dhe e vlerëson fondin si një instrument thelbësor për paqen dhe sigurinë.

Xhacka Twitter
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Vetëvendosja dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme
Previous article HISTORI SUKSESI/ Njihuni me 34-vjeçaren nga Preza që realizoi ëndrrën e kultivimit të mjedrës (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT