• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRUKSEL/ Hoxha takohet me Marta Kos: Ta shndërrojmë angazhimin në anëtarësim
Home
Politikë

BRUKSEL/ Hoxha takohet me Marta Kos: Ta shndërrojmë angazhimin në anëtarësim

17 November, 2026 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në fokus të të cilit ishte ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes së negociatave.

Gjatë takimit, palët bënë një bilanc të progresit të Shqipërisë pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, shqyrtuan udhërrëfyesin e negociatave dhe diskutuan mbi perspektivën e procesit, si dhe ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real në rrugëtimin e saj evropian, i cili tashmë duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme.

“Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim”, u shpreh Ministri.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për përshpejtimin e reformave, përmbushjen e angazhimeve dhe ruajtjen e ritmit të negociatave në fazën vendimtare të procesit të anëtarësimit.

Në përfundim, Ministri Hoxha falënderoi Komisioneren Kos për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe angazhimin e saj për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, duke theksuar se zgjerimi përbën një investim strategjik në të ardhmen e përbashkët evropiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNIMI ME 12 VITE/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Francesco Becchettin
Previous article "ME ALBIN KURTIN KEMI DISKUTUAR..."/ Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë: Jemi gati të punojmë me ju për këtë projekt

s.autor

Postime të ngjashme

"ME ALBIN KURTIN KEMI DISKUTUAR..."/ Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë: Jemi gati të punojmë me ju për këtë projekt Politikë

"ME ALBIN KURTIN KEMI DISKUTUAR..."/ Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë: Jemi gati të punojmë me ju për këtë projekt

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT