Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11 maj.
Kreu i qeverisë ka publikuar një pjesë nga fjalimi i tij në Kuvendin Rinor Kombëtar, ku ndër të tjera kërkon që diaspora të votojë PS, pasi siç shprehet ai çdo vote e çuar tek të tjerët është një gur i hedhur në ujë.
Rama e quajti opozitën kënetë bretkosash që në krye ka një buf kënete.


