• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAPUNËSIA NË GJERMANI NË NIVEL REKORD 10 VITET E FUNDIT”/ DW: Sinjale alarmi, ja çfarë tregojnë statistikat
Home
Nderkombetare

“PAPUNËSIA NË GJERMANI NË NIVEL REKORD 10 VITET E FUNDIT”/ DW: Sinjale alarmi, ja çfarë tregojnë statistikat

2 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit. Por në janar 2025 në Gjermani u shënua numri më i lartë i të papunëve në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermaniarriti në rreth tre milionë vetë.

Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. në ndërtim, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015.

Punëdhënësit fajësojnë zhvillime dhe prije të ndryshme kundërvajtëse që kanë penguar rritjen ekonomike gjermane.

Të dhënat në shifra
Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është rritur me 0.4% duke arritur në 6.4%. Kjo do të thotë se në janar 2025 numri i të papunëve në Gjermani është 187,000 më i lartë se në janar 2024.

Numri i përgjithshëm i të papunëve është 2.993 milionë vetë, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit.

Numri më i lartë i të papunëve i regjistruar për herë të fundit në Gjermani ishte ai i janarit të vitit 2015, me 3.032 milionë vetë.

Sinjal alarmi
“Shifrat e tregut të punës janë sinjal alarmi,” tha presidenti i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger.

“Dobësia ekonomike dhe strukturore e ekonomisë gjermane po e godet tregun e punës me të gjithë fuqinë. Koha nuk pret.”

Dulger tha se nevojiten reduktimi i burokracisë, reforma për kostot shtësë të punës dhe çmime më të ulëta për energjinë.

“Vetëm atëherë Gjermania do të kthehet në rrugën e rritjes dhe kthesa në tregun e punës do të jetë e suksesshme.” – tha Dulger.

Lajme të zymta nga tregtia me pakicë
Lajme të zymta vijnë edhe për ekonominë gjermane. Të dhënat e fundit të Zyrës Federale të Statistikave tregojnë se në dhjetor shitjet me pakicë shënuan një rënie të papritur .

Sikurse e kishin parashikuar edhe ekonomistët në dhjetor 2024 shitjet ranë me 1.6% krahasuar me muajin nëntor.

Shifrat tregojnë një rënie prej 1.7% në shitjet e ushqimeve dhe një rënie prej 0.7% në shitjet me pakicë të prodhimeve joushqimore, megjithëse të ardhurat e përgjithshme të tregtisë me pakicë u rritën me 1.8% krahasuar me një vit më parë./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM VENDOSUR TA MBAJ..."/ Anxhela Peristeri rrëfen historinë e dashurisë dhe pse mban partnerin sekret
Previous article ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Rama fton diasporën të regjistrohet: Vota e çuar tek cilido tjetër është një gur i hedhur në ujë! Opozita, kënetë bretkosash që ka në krye një…

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT