• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale! Dumani: Hetim për 43 kallëzime
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale! Dumani: Hetim për 43 kallëzime

26 June, 2025 s.autor Politikë

Me një apel të drejtpërdrejtë për një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje Kuvendit të ri që puna për ndryshimet ligjore dhe institucionale të nisë menjëherë pas konstituimit në shtator.

Gjatë aktivitetit “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Celibashi u ndal tek problematikat e evidentuara në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, duke theksuar se pavarësisht progresit, zgjedhjet e 11 majit kishin mangësi që kërkojnë adresim të menjëhershëm.

“Gjetjet nxisin nevojën për një reformë të thellë ligjore dhe institucionale me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve. Me konstituimin e ri të Kuvendit në shtator, të nisë puna për të adresuar të gjitha problematikat me procesin zgjedhor. Duhet të vlerësojmë çfarë secili aktor politik apo institucional duhet të bëjë ndryshe ose më mirë në kuadër të përgjegjësive që ka,” tha Celibashi.

Ai nënvizoi se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo thjesht rezultat i një konsensusi politik të gjerë. “Maxhoranca ka shumicën e cilësuar në kuptimin kushtetues. Shpresoj që kjo të mos kthehet në pengesë formale për përfshirje të plotë dhe konsensus real mbi çfarë duhet reformuar,” u shpreh ai. Celibashi theksoi gjithashtu se dy liderët kryesorë politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha, zhvilluan një fushatë të ashpër dhe me tone përçarëse, gjë që cenon klimën elektorale.

Nga ana tjetër, kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri publike shifrat për hetimet mbi krimet zgjedhore të 11 majit, duke deklaruar se janë evidentuar 192 raste të dyshuara. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat ndodhen në fazë hetimi aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i hetimeve.

“40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 janë bashkuar me dosje ekzistuese, ndërsa një pjesë është ende në proces verifikimi,” u shpreh Dumani. Ai bëri të ditur se janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për kontrolle banesash dhe zyrash, si dhe janë sekuestruar prova dhe dokumente që i shërbejnë hetimit.

Kreu i SPAK theksoi se shumë nga kallëzimet e ardhura nga partitë politike kanë rezultuar “të paplota dhe shpesh jo të sakta”.

“SPAK ka bërë verifikime për çdo rast dhe ka marrë vendime konkrete për secilin. Tre vendime për mosfillim janë ankimuar, por GJKKO i ka lënë në fuqi vendimet tona,” deklaroi Dumani.

“Hetimet për një pjesë të konsiderueshme të procedimeve janë aktive,” deklaroi Dumani, duke bërë të ditur se janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra personale, dhe janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejimin e kontrollit të dokumenteve dhe materialeve me interes hetimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTLIGJI PËR PËRPUNIMIN E INFORMACIONIT TË UDHËTIMIT/ Hoxha: Hap drejt anëtarësimit në BE-së
Previous article NIS SEANCA PLENARE/ Bardhi: Kuvendi të vijojë punë edhe pas 8 korrikut me rekomandime! Spiropali: Punën tonë do ta bëjmë, pa merak

s.autor

Postime të ngjashme

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT