• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zero buxhet për Akademinë e Shkencave/ Rama: Nëndetëse të kalbur që rri në rërë
Home
Shqipëri

Zero buxhet për Akademinë e Shkencave/ Rama: Nëndetëse të kalbur që rri në rërë

30 October, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot fjalën e fundit për Akademinë e Shkencave gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Më herët kryeministri para zhvillimit të zgjedhjeve në Akademi në mbledhjen e qeverisë mbajtur ditën e premten vendosi t’i heqë fondin insitucionit. Në fakt në projekbuxhetin e 2018, qeveria parashikoi një fond prej 110.5 milionë lekë, por hoqi dorë nga ky buxhet duke ia transferuar Ministrisë së Arsimit.

Kreu i qeverisë e krahasoi Akademinë me një “nëndetëse të kalbur që rri në rërë” dhe premtoi nuk do të shpenzohet më për rroga që merren kot, por se do të investohet për një bibliotekë shkencore ku mund të bëhen kërkime shkencore si dhe të mësohet gjuha angleze falas për të gjithë studentët.

“Qendra e studimeve albonologjike do vazhdojnë të mbështeten. Akademia sovjetike e shkencave duhet të hyjë në një proces refome jo të diktuar nga shteti. Por paratë e shpenzuar kot për të tundur flamurin sovjetik, edhe 27 vite pas rënies së komunimzmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në universitet. Mbas 27 vitesh do të ketë biblioteka shkencore në universitete duke garantuar me një fond mbi gjysmë milioni dollarë, regjistrimin e universiteteve në të gjithë rrjetin e botimeve për materialet shkencore të aksesueshëm nga çdo student, po ashtu edhe kurse anglishte falas në biblioteka për të mësuar gjuhën e huaj. Këto dy gjëra me të cilat financimi është i mundur duke  shpenzuar rroga të kota, e kalojmë fondin nga financimi i qëndrimit në këmbë kot të një akademie. Duhet të mbështesim këdo që bën kërkime shkencore, dhe jo një nëndetëse që kalbet në rërë,” tha Kryeministri.

Nga raporti i publikuar rezulton se në vitin 2016 ASH ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja dhe zero të ardhura nga projekte apo subvencione. Nga të cilët 94 milionë janë shpenzime korrente, paga, dhe vetëm 2 milionë lekë të reja investime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Statistikat/ Skëndërbeu lë pas ekipe si Bayern Munich dhe PSG
Previous article BUXHETI 2018/ Rama: S’ka rritje taksash për 97% të popullatës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT