• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Statistikat/ Skëndërbeu lë pas ekipe si Bayern Munich dhe PSG
Home
Futboll

Statistikat/ Skëndërbeu lë pas ekipe si Bayern Munich dhe PSG

30 October, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

U mendua se prezenca në Ligën e Europës do ta pengonte Skënderbeun që të kishte ecuri pozitive në kampionat dhe rivalët për titullin në Superiore mund të përfitonin nga ky fakt. Mirëpo duket se kalendari i ngjeshur dhe ndeshjet e zhvilluara në fundjavë dhe të enjten u kanë dhënë më shumë forcë korçarëve për të mos u ndalur.

Pas tetë javësh kampionat, e shohin veten në krye dhe të shkëputur 5 pikë nga ndjekësi më i afërt. 22 pikë të grumbulluara, 7 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Me këtë ecuri, ekipi i Ilir Dajës ka një mesatare pikësh 2.75 për ndeshje, që e rendit mes skuadrave më të mira në Europë.

Vetëm gjigantët si Napoli, Siti dhe Barcelona kanë arritur të bëjnë më mirë se ekipi shqiptar. Kjo gjë, vetëm për faktin që kanë luajtur më shumë ndeshje sepse statistikat thuajse i kanë të njëjta, vetëm 1 barazim dhe 0 humbje.

I TRETI NË EUROPË- “Panorama Sport” ka analizuar ecurinë e skuadrave në kampionatet kryesore në Europë dhe në ato të rajonit. Nga përllogaritjet rezulton se ekipi i Skënderbeut renditet i treti në Europë, duke lënë pas edhe gjigantët si Bajerni, PSG-ja, PSV-ja apo edhe të tjera.

Renditja

Sigurisht që skuadrat e tjera të mëdha, që janë më keq se Skënderbeu, janë të shumta, por në analizë janë marrë vetëm ekipet kryesuese të këtyre kampionateve. Në 8 ndeshje të luajtura, korçarët kanë arritur të grumbullojnë 22  pikë, çka do të thotë një mesatare prej 2.75 pikësh. Më mirë sesa ekipi bardhekuq ka bërë vetëm Napoli, Barcelona dhe Mançester Siti.

Skuadra e Hysajt ka arritur të marrë 31 pikë në 11 ndeshje duke pasur mesataren më të lartë në Europë (2.81 pikë). Pas italianëve renditen Barcelona dhe Mançester Siti. Të dy kryesuesit në Angli dhe në Spanjë kanë 2.8 pikë mesatarisht për ndeshje. PSGja dhe Bajerni kanë bërë më shumë ndalesa dhe për këtë fakt renditen më poshtë sesa të tjerët.

skenderbeu

STATISTIKAT- Pavarësisht diferencave të mëdha që ekzistojnë në aspektin e nivelit me kampionatet e tjera, statistikat i japin Skënderbeut një tjetër meritë në aspektin e mbrojtjes.

Nga gjashtë kampionatet kryesore të Europës, korçarët kanë mbrojtjen e dytë më të mirë. Ata kanë pësuar vetëm 5 gola, ndërkohë që në krye qëndron Barcelona me 3 të pë- suar. Nga ekipet që kryesojnë kampionatin, Siti ka pësuar 6, Bajerni 7, Napoli dhe PSG-ja nga 8 gola.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shokon aktori i njohur me deklaratën: Jam gej
Previous article Zero buxhet për Akademinë e Shkencave/ Rama: Nëndetëse të kalbur që rri në rërë

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT