• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZËRI SHQIP I VITIT 2024″/ Alban Xhihani në podkast me Ramën: Ç’më thanë gazetarët e huaj për Kombëtaren kuqezi
Home
Politikë

“ZËRI SHQIP I VITIT 2024″/ Alban Xhihani në podkast me Ramën: Ç’më thanë gazetarët e huaj për Kombëtaren kuqezi

29 June, 2024 s.autor Politikë

Komentatori sportiv Alban Xhihani ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në episodin final të sezonit 3 të podkastit “Flasim”.

I cilësuar “Zëri shqip i vitit 2024”, Xhihani ndau emocionet e EURO24, ndërsa vlerësoi po ashtu paraqitjen e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian.

Ai veçoi ndeshjen me Italinë në Dortmund ku stadiumi dominohej në rreth 85 % të tij nga tifozeria kuqezi.

“Kur kam parë atë stadium që u mbush, pavarësisht stresit që isha në raportim, fillonte programi, ndjeva njëfarë pasigurie brenda vetes, pavarësisht eksperiencës shumëvjeçare nëse do të isha në gjendje ta përcillja siç duhej atmosferën. E gjitha vjen nga ajo atmosferë e bukur që më mbushi dhe më dha forcë që të bërtisja. Mbetet eksperienca më e bukur, unë e cilësoj si kulmin e karrierës sime. Të komentoj kombëtaren në Kampionat Europian dhe përballë atyre skuadrave”, tha ai.

Xhihani u shpreh se Shqipëria, pavarësisht eliminimit, pati fat që u ndesh me ato skuadra dhe bëri zhurmë të madhe në gjithë Europën dhe botën.

Duke folur për pritshmritë, Xhihani theksoi se “ne na mbajti gjallë edhe fakti se me një fitore mund të kualifikoheshe, shpresën e kishe gjithmonë në rast fitoreje”.

“Me Kroacinë mendova se arritëm por nuk ndodhi kështu. Është edhe mungesë eksperience sepse janë të rinj, por u largova me shije të mirë. Pashë edhe zhgënjim te lojtarët dhe kur sheh zhgënjim është gjë e mirë sepse kemi rritur stekën, e kemi çuar shumë lart. Pra nuk ishim të gëzuar se morëm pjesë si në  vitin 2016 dhe 2021. Këtë herë pashë lojtarë të uritur që u larguan me pengun që nuk arritëm dot të bënim pak më shumë se grupi”, theksoi ai.

Xhihani ndau edhe momente nga bisedat me gazetarët e huaj që ndiqnin Europianin, ndërsa tha se kishte shumë dashuri për Shqipërinë.

“Ne bëmë më të mirën tonën. Skuadra është e re, pastaj eksperienca është shumë e rëndësishme në këto nivele. Është si të luash në 3 mijë metra lartësi. Nga ana tjetër qëndruam deri në fund gjallë”, tha Rama.

Xhihani theksoi se grupi ishte ferr për cilëndo skuadër që do të ishte në vendin e Shqipërisë.

“Ne vumë në siklet Italinë, vumë shumë në vështirësi Kroacinë. Ndryshe nga viti 2016 ku më shumë kishim një skuadër mbrojtëse, këtu ishim gjithë kohës në sulm. Ishte shumë interesante”, u shpreh Xhihani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHET PËR VRASJEN E ROLAND REXHEPIT/ Gëzim Balla flet nga arratia: Më kanë sjellë një letër në shtëpi ku më thoshin se…
Previous article "JEMI GATI PËR LUFTË"/ Izraeli seri sulmesh ndaj Hezbollahut, ja cilat ishin objektivat

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT