• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOHET PËR VRASJEN E ROLAND REXHEPIT/ Gëzim Balla flet nga arratia: Më kanë sjellë një letër në shtëpi ku më thoshin se…
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOHET PËR VRASJEN E ROLAND REXHEPIT/ Gëzim Balla flet nga arratia: Më kanë sjellë një letër në shtëpi ku më thoshin se…

29 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gëzim Balla I shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e ish policit Roland Rexhepi në 2009 në Elbasan ka folur për emisionin “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala duke treguar versionin e tij. Ai thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa përmend emrin e një personi të quajtur Ervis Fetahu i cili sipas Ballës ka blerë furgonin që u përdor për ekzekutimin e “Dodës”.

Intervista

Klodiana Lala: Cili është qëndrimi juaj në raport me akuzën e Prokurorisë?

Gëzim Balla: Përveç Donald Hoxhës, në atë dosje nuk njoh asnjë. Nuk kam patur asnjëherë lidhje as shoqërore.

Klodiana Lala: Cili është raporti juaj me Donald Hoxhën? është ekstraduar nga Britania e Madhe…

Gëzim Balla: Njohja është ajo që ka thënë ai. Furgonin që bëhet fjalë e ka gjetur Ervis Fetahu.

Klodiana Lala: Doni të shfajësoni veten tuaj, por përmendni emra që nuk janë të dokumentuar në dosje. Mund t’ia dërgoni Prokurorisë në forma të tjera. Ju e mohoni kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje?

Gëzim Balla: Unë dhe Donaldi e kemi marrë furgonin dhe e kemi çuar deri te stadiumi.

Klodiana Lala: Kishit dijeni ju që do të përdorej për vrasje?

Gëzim Balla: Jo, jo. Absolutisht që jo.

Klodiana Lala: Kur konstatuat që ky automjet u përdor në ngjarje, pse nuk shkove në Prokurori të tregoje që s’ke lidhje?

Gëzim Balla: Pas një muaji e kemi marrë vesh që furgoni u përdor për këtë punë. Ku të shkoja? Me këto hasmëri që janë atje… Mua edhe tani që më morën e më pyetën, më kanë ardhur në shtëpi me presione, largohu nga Elbasani.

Klodiana Lala: Donald Hoxha ju ka thirrur një javë më vonë pasi automjeti është përdorur në ngjarje. Keni dijeni për këtë dëshmi?

Gëzim Balla: Atë nuk e mbaj mend unë. Ne kemi qenë të tre, personi i tretë ka porositur furgonin dhe t’i dalë për zot se ku e ka çuar. Ne e morëm dhe ia dorëzuam te stadiumi. Por se ku e ka çuar ai…

Klodiana Lala: Ju dhash mundësi të flisnit “Në Shënjestër” për të sqaruar pozicionin tuaj, por pse nuk dorëzoheni?

Gëzim Balla: Jam i gatshëm të dorëzohem. Nuk fshihem për shkak të Prokurorisë apo të shtetit. Kur jam marrë në pyetje në Elbasan para dy muaj, në darkë më sollën letër në shtëpi që të largohesh nga Elbasani se do kesh probleme. Se kush ishte nuk e di. Për këto arsye jam larguar nga Elbasani. Unë dhe Donald Hoxha nuk kemi patur dijeni fare se për çfarë është përdorur furgoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Ukraina godet me dron një fshat rus, mes viktimave dy fëmijë. Moska liron 10 civilë
Previous article "ZËRI SHQIP I VITIT 2024"/ Alban Xhihani në podkast me Ramën: Ç’më thanë gazetarët e huaj për Kombëtaren kuqezi

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT