• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zëri i Amerikës: Qendrimi i Presidentit Meta, hap konlikt konstitucional. Pritet PËRPLASJE e fortë me qeverinë
Home
Politikë

Zëri i Amerikës: Qendrimi i Presidentit Meta, hap konlikt konstitucional. Pritet PËRPLASJE e fortë me qeverinë

3 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri zyra e Presidencës njoftoi sot në mbrëmje se Kreu i Shtetit “nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”. Formulimi, lë të kuptosh atë që zoti Meta kishte paralajmëruar një ditë më parë, kur gjatë një interviste për Syri.Net, ju referua rastit të Italisë të para pak muajve më parë, kur presidenti italian kishte vënë veton kundër emrit të propozuar për ministër të Ekonomisë.

Mbetet për të parë se cila do të jetë forma zyrtare që Presidenti do t’i japë vendimit të tij. Në rastin e dekretit për shkarkimin e zotit Xhafaj, pas dorëheqjes së tij, Kreu i Shtetit i referohet qartësisht neneve të Kushtetutës për firmën që ka hedhur mbi dekret. Ndërsa, fraza e shkurtër e shpërndarë nga zyra e tij e shtypit, për rastin e zotit Lleshi, nuk ka asnjë referencë ligjore. Për më tepër që ajo nuk rezulton të jetë e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës. Nga ana tjetër, në asnjë nen të saj, Kushtetuta nuk parashikon rrëzimin nga ana e Kreut të Shtetit, të propozimit të një ministri.

Mbrëmë gjatë intervistës, zoti Meta tha se “Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta.

Përveç faktit që Kushtetuta parashikon se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”, ka dhe një precedent që shkon kundër qëndrimit të mbajtur aktualisht nga zoti Meta. Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim. “Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri”, u shpreh zoti Meta.

Formulimi i shpërndarë nga Presidenca, gjithashtu nuk ofron arsyet e qëndrimit të Kreut të Shtetit ndaj emrit të zotit Lleshi. Në rastet kur presidenti dekreton kthimin pas të një ligji në parlament ai e shoqëron atë me të gjitha shpjegimet ligjore, ndërkohë që në këtë rast, gjithshka mbetet e paqartë, ndonëse bëhet fjalë për një vendim jo pak të rëndësishëm.

Për më tepër qëndrimi i presidentit rrezikon që sipas të gjitha gjasave të hapë një konflikt kostitucional, dhe një përplasje të fortë me qeverinë, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA PA MESSIN/ I shkon Rayo Vallecanos që ka harruar pët fitore, (FORMACIONET)
Previous article ARSENAL-LIVERPOOL/ Fitoi…spektakli, ja rezultati i ndeshjes

F.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT