• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULON ARSYET PËR SHKARKIMIN E FLAMUR NOKËS/ Grida Duma: Nuk mund ta akuzosh kryetarin e partisë se…
Home
Politikë

ZBULON ARSYET PËR SHKARKIMIN E FLAMUR NOKËS/ Grida Duma: Nuk mund ta akuzosh kryetarin e partisë se…

12 October, 2021 Delo.autor Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka hedhur dritë mbi arsyet që çuan kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në heqjen e Flamur Nokës nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Përmes një interviste të dhënë në “Abc Live”, Duma thekson se ishin deklaratat e Flamur Nokës në përfundim të mbledhjes ato që e shtyn kryedemokratin drejt një vendimi të tillë.

Sipas Dumës, Flamur Noka në deklaratën për media i keqinterpretoi diskutimet në mbledhje duke thënë se frazën “llumi i shoqërisë”  Basha ia dedikoi anëtarësisë së partisë, ku në fakt sipas saj kjo frazë nuk ishte për asnjë nga të pranishmit në mbledhje dhe aq më pak për anëtarësinë e partisë.

Duma thekson se nuk mund të akuzohet kryetari i partisë për thënien e një fraze të tillë ndaj anëtarësisë, e cila është gjëja më e rëndësishme për rrugëtimin e tij politik. Sipas saj biseda në mbledhje lidhej me diversionet mediatike dhe jo për demokratët.

“Po ta dëgjoni deklaratën e Bashës, edhe sot kur ka dal në qartësim, ai nuk thotë në asnjë moment se unë e kam ndërmarrë këtë veprim se Flamur Noka dhe disa kolegë të tjerë e kanë thënë mendimin ndaj Lulzim Bashës në çdo mbledhje. Unë besoj se nuk ka në Shqipëri një parti, nuk e di ka në Ballkan apo jo, duhet të shoh mbledhjet e tyre të brendshme, por në Shqipëri jam e sigurt se nuk ka një parti në të cilën t’i të vish me një rend dite për të folur dhe kryetari i partisë të rri krejtësisht qetësisht, kur ti jashtë rendit të ditës, i çon akuza për një vendim mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çfarë ndodh aty brenda kolegët e kanë bërë të ditur për publikun sa herë kanë dalë nga mbledhja e grupit. Jashtë edhe një lloj protokolli të nënkuptuar tonin, nëse kemi deklarata për mediat ne përcaktojmë se kush do t‘i thotë poshtë bashkë me gazetarët. Ata nuk e kanë zbatuar këtë protokoll të nënkuptuar tonin, por kjo nuk ka rëndësi.

Kanë dalë nga mbledhja dhe kanë thënë gjithçka që kanë gjykuar që duhet thënë, që kishin thënë në mbledhje dhe që ka qenë kritik me vendimin e ShBA-ve. Ata jo vetëm nuk e kanë patur problem ta thonë mendimin e tyre në mbledhje, por edhe jashtë mbledhjes.

Ju siguroj se forca e vetëpërmbajtjes është më e madhe se forca e sulmit. As ka pasur asnjë moment që ndokush nga ne ti ketë thënë lëre këtë temë zotëri se nuk është rendi i ditës. Jo që u tha jashtë nuk ka lidhje me atë që u tha brenda. Aty kishte një dëm politik, ku keqinterpretimi i fjalës llumi i demokratëve nuk ekzistoi në mbledhje. Kryetari i Partisë ju drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk e kishte me asnjërin nga folësit. Ishte një diskutim që vinte nga diversionet e medias. Kryetari i partisë tha që nuk ka nevojë t‘i bëjmë këto diskutime se ne e dimë kush janë të interesuar dhe kush janë ata të korruptuarit, edhe në qeverinë tonë, që i shërbejnë axhendës së Ramës, ai “llum që i shërben axhendës së Ramës”, ku kishte lidhje në atë bisedë që po bëhej për diversionet mediatike që të diskutohej për demokratët. Nuk kishte arsye për keqkuptim fare në atë bisedë. Shkrkimi ndodhi pasi fjalët në media, nuk ishin fjalët në mbledhje dhe nuk mund ta akuzosh kryetarin e partisë që këtë frazë ia ka dedikuar anëtarësisë së vet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRUROHET SHKOLLA 9-VJEÇARE "MERVETE PEZA"/ Veliaj: Infrastrukturë moderne si në çdo shkollë në Tiranë
Previous article SËRISH DROGË NË KONTEINERËT E "ALBA EXOTIC FRUIT"/ Kapen në Portin e Durrësit 10 kg kokainë, vinte nga Ekuadori (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT