• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËRISH DROGË NË KONTEINERËT E “ALBA EXOTIC FRUIT”/ Kapen në Portin e Durrësit 10 kg kokainë, vinte nga Ekuadori (DETAJET)
Home
Breaking News

SËRISH DROGË NË KONTEINERËT E “ALBA EXOTIC FRUIT”/ Kapen në Portin e Durrësit 10 kg kokainë, vinte nga Ekuadori (DETAJET)

12 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sërish drogë në Portin e Durrësit dhe sërish është e njëjta kompani, “Alba Exotic Fruit”.  Edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim, trafiku i drogës ka vijuar, ku vetëm sot janë kapur 10 kilogramë e 185 gramë lëndë.  Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila nga sa mësohet ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga “Alba Exotic Fruit”.

Ajo që është enigmatike është se si ka mundësi që vijohet dhe kapen drogë në emër të kësaj kompania, ndërkohë që menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti,  në kërkim.

“Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.  Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”. Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme. Në vijim të operacionit “Rada”, mesditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontenierëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.    Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut”, njofton Policia.

Përveç rastit të sotëm, “Alba Exotic Fruit” është kapur me kokainë në konteinerët me banane edhe në 5 operacione të tjera. Hera e fundit ishtenë 7 shtator, ku iu kapën  7.7 kg kokainë . Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë,  ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.  Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON ARSYET PËR SHKARKIMIN E FLAMUR NOKËS/ Grida Duma: Nuk mund ta akuzosh kryetarin e partisë se...
Previous article SAIMIR PIRGU SHKËLQEN NË LONDËR/ Tenori shqiptar interpreton në operan “Jenufa” të kompozitorit Janacek

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT