• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET SKANDALI/ Lulzim Basha firmosi privatizimin e Teatrit të Metropolit në vitin 2013
Home
Shqipëri

ZBULOHET SKANDALI/ Lulzim Basha firmosi privatizimin e Teatrit të Metropolit në vitin 2013

20 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Në një kohë kur opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, në vitin 2013 kryetari i PD-së, Lulzim Basha, asokohe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, firmosi privatizimin e godinës së Teatrit të Metropolit, me qëllim që atë ndërtesë t’ia jepte deputetit të PD-së për interesa të tij.

Një korrespondencë e fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ose ndryshe midis Lulzim Bashës dhe ministrit të atëhershëm, Florion Mima, zbulon skandalin e tmerrshëm të grabitjes së pronës së qytetarëve të Tiranës, pikërisht të Teatrit të Metropolit, teatri i vetëm i qytetit.

Letra e firmosur nga vetë Lulzim Basha lejonte që një pronë shtetërore e Bashkisë së Tiranës të privatizohej për interes të deputetit të PD, Astrit Veliaj, i cili më pas do ta përdorte atë për të zgjeruar ambientet e universitetit UFO, i cili është në pronësi të tij.

Me këtë firmë, Lulzim Basha hidhte në rrugë të madhe me dhjetra artistë të Teatrit të Metropolit. Një hipokrizi therëse sidomos kur Lulzim Basha i sotëm çirret kundër ndërtimit të një teatri të ri modern për artistët dhe qytetarët e Tiranës, kurse Lulzim Basha i djeshëm privatizonte godinën e vetme të teatrit të qytetit, për interesa të një deputeti të partisë së tij.

Letërkëmbimi Basha-Mima
Pas një kërkese të pronarit të universitetit privat “UFO” për privatizimin e godinës që dikur ka shërbyer për Estradën dhe më pas për Teatrin Metropol, në prill të 2013, ministri i asaj kohe, Florion Mima, i nis një letër kryebashkiakut Lulzim Basha, ku i kërkon verifikimin e kësaj prone dhe pëlqimin e tij për privatizim.

“Në kuadrin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 819, datë 29.11.2007 “Për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore” pika 2, kërkojmë informacion si dhe prononcimin tuaj për përfshirjen në procesin e privatizimit të objektit “Teatri Metropol” (Teatri i Estradës) në Tiranë. Në bazë të Udhëzimit nr. 1, datë 22.11.2010 “Për zbatimin e VKM-së nr. 428, datë 09.06.2010 “Nr kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat që kanë kaluar në pronësi të pushtetit vendor, nevojitet miratimi i këshillit bashkiak, ndërsa për pronat të cilat janë në administrim të institucionit tuaj, nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë”, thuhet në letrën që Mima i ka dërguar Bashës.

Madje, dëshira dhe vullneti i Bashës për t’ia kaluar pronën shtetërore mikut të tij demokrat për zgjerimin e universitetit të tij privat në vitin 2013, ishte aq e madh saqë ai vetë ka caktuar edhe një person të posaçëm, me detyrë për të ndjekur procesin e për ta përshpejtuar atë, duke dëshmuar qartazi se kemi të bëjmë me një grabitje të pronës publike dhe aferë të pastër korruptive.

“Objekti që ju na kërkoni pronën duhet theksuar se është pjesë e listës së inventarit të pronave të Bashkisë Tiranë e miratuar me VKB-në nrI3, datë 28.02.2013 për “Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e pestë) të inventarit të pronave të paluajtshme të cilat janë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës” listë e cila tashmë është dërguar në Këshillin e Ministrave për miratimin. Sa më sipër Bashkia e Tiranës është dakord për përfshirjen në proces privatizimi të objektit të sipër përmendur dhe përfaqësuesi i institucionit tonë do të jetë znj. Iliada Kuqi me nr.tel 069…..84”, shkruhet në përgjigjen që Basha i drejton Florion Mimës.

Fatmirësisht kjo grabitje e Bashës nuk u realizua, pavarësisht pëlqimit që ai vetë e ka dhënë me firmën e tij. Gjithsesi, për Lulzim Bashën kjo nuk ka qenë hera e parë që ka përfituar nga pozicioni i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai është i vetmi kryetar bashkie në botë, i cili pak ditë para se të largohej nga detyra në vitin 2015, i dha leje vetes, me firmën e tij, për ndërtimin e një kati të 13 shtesë në pallatin ku banonte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SHOQËRINË E "MIKESHAVE" TË VEÇANTA/ Elvana publikon foton argëtuese. Fansat e kritikojnë: Çfarë bën robi për vëmendje
Previous article AKSIONI NË BANESAT NË JALË/ Flet 14 vjeçarja që u shoqërua në polici: Fjeta në bagazh të...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT