• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohet letra: Mos punoni me 2 standarde, Xhafaj shkund policinë
Home
Breaking News

Zbulohet letra: Mos punoni me 2 standarde, Xhafaj shkund policinë

16 October, 2017 Editor Breaking News

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka tërhequr vëmendjen disa strukturave të Policive Vendore, duke i “akuzuar” se po veprojnë me standard të dyfishtë. Sipas ministrit, është e papranueshme që disa nga strukturat tona vendore të Policisë së Shtetit të funksionojnë me standarde dyfishe.

Nga njëra anë, ato ushtrojnë me të drejtë gjithë përgjegjësitë dhe kompetencat ligjore, në rastin e riparimit pa marrë lejen përkatëse të verandave, çative apo të tjera si këto.

 Ndërsa nga ana tjetër, në disa raste të tjera, Policia është treguar tolerante ndaj ndërtimeve tërësisht të paligjshme, apo më keq akoma, kur këto ndërtime dëmtojnë rëndë mjedisin, sikurse ishte rasti i ndërtimit të paligjshëm në luginën e Vjosës.

Përmes një letre që Xhafaj u ka nisur të gjithë drejtuesve të Policive Vendore, kërkohet angazhim maksimal për kontrollin e territorit e konstatimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, duke mos toleruar asnjë ndërtim, që në disa raste përbëjnë krim mjedisor.

LETRA E XHAFAJT

Duke iu referuar denoncimeve të bëra nga shoqëria civile dhe media, për një situatë konkrete paligjshmërie të ndodhur prej disa kohës në Grykën e Këlcyrës, në shtratin e lumit Vjosa, ministri i Brendshëm, u ka nisur letër drejtuesve të Policisë.

“Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës.

Në raportin e SHÇBA dhe DPPSH, evidentohet se, pavarësisht faktit që është konstatuar një ndërtim i paligjshëm dhe një vepër penale e kryer ndaj pronës publike dhe mjedisit, punonjësit e policisë, që ushtrojnë detyrën në atë territor, nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të referuar çështjen në Prokurori apo për të zbuluar autorin. Është e papranueshme që disa nga strukturat tona vendore të Policisë së Shtetit të funksionojnë me standarde dyfishe.

Nga njëra anë, ato ushtrojnë me të drejtë gjithë përgjegjësitë dhe kompetencat ligjore, në rastin e riparimit pa marrë lejen përkatëse të verandave, çative apo të tjera si këto, ndërsa nga ana tjetër, në disa raste të tjera policia është treguar tolerante ndaj ndërtimeve tërësisht të paligjshme, apo më keq akoma, kur këto ndërtime dëmtojnë rëndë mjedisin, sikurse ishte rasti i ndërtimit të paligjshëm në luginën e Vjosës”, shkruan Xhafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Universitetet, reforma që rezultoi më “zvicerania” në shtetin shqiptar
Previous article Maqedoni, triumfon Zoran Zaev: BDI e para nga partitë shqiptare, zhduket partia e Menduh Thaçit

Editor

Postime të ngjashme

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT