• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maqedoni, triumfon Zoran Zaev: BDI e para nga partitë shqiptare, zhduket partia e Menduh Thaçit
Home
Rajon

Maqedoni, triumfon Zoran Zaev: BDI e para nga partitë shqiptare, zhduket partia e Menduh Thaçit

16 October, 2017 Editor Breaking News, Rajon

Zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë rikonfiguruar skenën politike në vend, duke salduar përfundimisht epërsinë e LSDM-së së Zoran Zaevit në të gjithë vendin, dhe kanë hequr monopolin e BDI-së në zonën shqiptare.

Fenomeni kryesor i këtyre zgjedhjeve ësht♪7 zhdukja e PDSH-së së Menduh Thaçit.

Lëvizja BESA është konfirmuar si forca shqiptare numër dy, ku është renditur e dyta pra ndodhet në balotazh në të gjithë qytetet shqiptare, por ajo që është më e veçanta është se për BESA kanë votuar vetëm zgjedhësit shqiptarë, ndërkohë që BDI ka përfituar nga koalicioni me LSDM-në në pushtet.

Partia e Zoran Zaevit ka arrritur një triumph të vërtetë, dduke nisur që nga qyteti i Shkupit ku kandidati i LSDM-së, Peter Shilegov ka marrë 126.642    vota, ose 50,07%. Nuk dihet nëse është arritur kufiri për të dalë fitues në raundin e parë, port ë gjitha gjasat janë dhe kjo fitore e LSDM-së ka ardhur edhe si pasojë e koalicionit me BDI-në.

LSDM ka arritur sërish të marrë vota shqiptare dhe në komunën Haraçinë, kandidatja e Zaeevit, Milikije Halimi ka triumfuar me 57%, edhe pse BDI kandidonte me njeriun e saj.

Ndërkaq BESA është parti e dytë në thuajse të gjitha qytetet shqiptare, përveç Strugës dhe Raravarrit, kun ë vendet e dyta ndodhen përkatësisht Zijadin Sela ddhe Arben Taravari i Aleancës shqiptare.

Dy kandidatët më prominent të BESA: Bilall Kasami dhe Zeqerija Ibrahimi kanë arritur rezultate të mira në Tetovë dhe Çair, të cilat janë edhe dy qendrat më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetari i BESA-s, Bilall Kasami, deklaroi mbërë pas nisjes së procesit të numërimeve, se lëvizja që ai drejton ka dyfishuar numrin e votive duke u rritur ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

Tashmë është vulosur pozicioni i BESA-s, e cila nuk është më suprizë, por është salduar pozicioni i saj si opozita më e fortë parimore e shqiptarëve.

Zeqerija Ibrahimi, ka deklaruar ndërkaq se BESA e sheh Aleancën Shqiptare të Zijadin Selës si partnerën normale në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sela dhe Taravari kanë nevojë për votat e BESA-s në Strugë e Gostivar, ndërsa BESA me votat e Aleancës mund të arrijë fitoren historike në Tetovë e Çair nëse funksionon kjo aleancë, e cila siç duket është profiluar dhe po zhvillohen negociata të rëndësishme në këto orë.

Nëse ndodh që partitë e reja fitojnë qeverisjen e  qyteteve shqiptare do të kemi realisht një ndryshim politik shumë të rëndësishëm për të rrënuar monopolin 20 vjeçar të BDI-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet letra: Mos punoni me 2 standarde, Xhafaj shkund policinë
Previous article Viti akademik, Rama: Reforma në arsim do të japë rezultate

Editor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT