• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Viti akademik, Rama: Reforma në arsim do të japë rezultate
Home
Breaking News

Viti akademik, Rama: Reforma në arsim do të japë rezultate

16 October, 2017 Editor Breaking News

Në nisje të vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës pas urimeve për studentët, deklaroi se do të ketë një proces ndërveprimi intensiv mes Universitetit dhe qeverisë.

Kryeministri deklaroi se kapitulli i ri i reformës në arsim ka filluar të japë rezultate dhe produkte konkrete. Sipas tij reforma i ka dhënë zgjidhje problemit të parë, të hyrjes në universitet sipas meritës.

“Iu uroj suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në nisjen e vitit të ri akademik.  Kapitulli i ri i reformës në arsim ka filluar dhe do të japë rezultate dhe produkte konkrete.

Reforma në arsim i ka dhënë zgjidhje problemit, që në universitet të hynte ai që e meritonte. Ne sot kemi arritur kemi që djali dhe vajza e asnjërit që është ulur në radhë të parë nuk mund ta kalojë atë të një çobani nëse është me rezultate më të mira.

Kjo është arritje dhe bazë e shkëlqyer për të vijuar më tutje. Ju që jeni këtu jeni në bazë të meritës, të asaj që keni investuar në shkollën e mesme” deklaroi ai.

Duke u ndalur te Universiteti i Tiranës, Rama u shpreh se ka nisur procesi i transformimit për ta kthyer në një qendër ekselence për ta bërë bazë prodhuese, ndërsa i ka të gjitha mundësitë që të bëhet konsulente e qeverisë.

“Zgjodhëm ta fillonim në këtë universitet, jo rastësisht, pasi dëshirojmë ta shembim murin që e ndan universitetin nga jeta reale, nga fusha për të cilën ju keni ardhur të merrni mësime, që të përfitojmë në një proces bashkëpunimi mes qeverisë dhe universitetit.

Vizituam kantierin në territorin e universitetit, unë jam i pakënaqur,  pasi besoj që ka ende shumë për të bërë. Ata janë të kënaqur për aq sa mundësitë kanë qenë, po ne do të krijojmë mundësi të reja.

Para një viti nuk arrija të besoja se cfarë hataje ishte kjo hapësirë, me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur pak rregull, por ka ende shumë.

Këtu nuk duhet të ketë asnjë aktivitet që nuk është në harmoni me universitetin, këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz. Shpronësimet do i bëjmë. Ka ende disa struktura që ose duhet të shemben ose duhet t’i kthehen universitetit.

Këtu nuk mund të jetë një ambient që mund të kalojnë edhe banorët, edhe studentët edhe pedagogët edhe kafshët shtëpiake.

Në një kohë ky universitet prodhonte dhe shiste, kishte një bazë, pastaj merreshin të gjitha arritjet e eksperimenteve. UB i ka mundësitë që të bëhet një bazë prodhuese dhe i ka potencialet që të bëhet konsulenti strategjik i qeverisë. Nuk kemi pse harxhojmë para për të blerë konsulenca në treg, por këtu.

Së bashku ne do ta bëjmë këtë. Në këtë territor është vendi i duhur për të hapur rrugë për të shkuar shumë më larg, se e tashmja na mundëson. Duhet të kemi një shembull për ata që merren me bujqësi dhe blegtori. Territorin e Universitetit Bujqësor do të kthejmë në një oaz” përfundoi kryeministri.

Edhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka garantuar Universitetin dhe studentët për mbështetje maksimale nga dikasteri që drejton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maqedoni, triumfon Zoran Zaev: BDI e para nga partitë shqiptare, zhduket partia e Menduh Thaçit
Previous article Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit përplas të moshuarën

Editor

Postime të ngjashme

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT