• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Universitetet,  reforma që rezultoi më “zvicerania” në shtetin shqiptar
Home
Breaking News

Universitetet, reforma që rezultoi më “zvicerania” në shtetin shqiptar

16 October, 2017 Editor Breaking News

Ylli Pata

Ka nisur sot Viti Akademik 2017-2017 pa asnjë tension dhe krejt i qetë.

Ndryshe nga furtuna e provokuar nga opozita një vit më parë, ku tentoi të shpallte të dështuar para kohe sistemin që përcakton fituesit në shkollat e larta këtë vit as nuk tentoi të flasë. Madje as të përshëndesë studentët.

Edhe vitin e shkuar, edhe sivjet megjithatë nuk se kishte problem për studentët që të regjistroheshin sipas sistemit në fuqi: sistemi i meritës, pra në filim regjistrohen ekselentët dhe avash-avash të tjerët sipas rezultateve.

Por duhet thënë se këtë vit, ky system ishte “vajisur” dhe funksionoi në mënyrë perfekte. Asnjë apelim, asnjë paqartësi, asnjë problem teknik apo organizativ. Studentët që kishin aplikuar nëpër të gjitha shkollat e larta të vendit, priten që sistemi t’i nxjerrë vetë fituesit dhe pritësit për degër e përzgjedhura.

Dhe në mënyrë të qetë, të heshtur, e gjithë aramata e aplikantëve që kishin konkuruar në Maturën Shtetërore, konsultuan sistemin online, që rezultoi një sistem realisht i saktë dhe më i drejtë.

Që do të thotë, në fillim regjistrohen nxënësit me rezultatet më të mira të katër viteve por edhe vlerësimeve që kanë marrë në provimin e Maturës Shtetërore.

Sistemi ishte i “vajisur” që prej një viti më parë edhe kësaj radhe funksionoi si “orë zvicerane”.

Madje duhej thënë se edhe pas lëmshit organizativ që krijoi për 3 muaj në verë Ministrja “teknkike” e PD-së, Mirela Karabina, sërish sistemi i pranimit në Universitete qëndroi imun ndaj “infeksionit” elektoral.

U zhvillua provimi i maturës, sipas rregullave të përcaktuara dhe studentët pritën radhën.

Sot Lindita Nikolla dhe natyrisht Edi Rama, shikojnë në ditën e nisjes së vitit akademik, zemërekun preçiz të një reforme që cilësohet si një nga shtyllat e reformave jo vetëm në arsim, por në të gjithë procesin e shtetbërjes.

Arsimi është një nga akset thelbësore të shtetit social për kujdeset për edukimin e prezave.

Deri pak vite më parë, sistemi i pranimit në shkollat e lartë, përveç kaosit të “kjoskave” universitare, kishte edhe klientelizëm, abuzim dhe korrupsion në pranimet, ku listat përzggjidheshin me subjektivizëm nga borde apo edhe këshilla universitare.

Megjithatë, më e frikshmja ishte aradha e universiteteve private që pranonin studentë pa hesap, pa kritere dhe pa procedura. Mjafton të paguaje.

Dhe pikërisht ky fenomen shkatërroi thelbin e sistemit arsimor.

Edhe pse theksohej se Matura Shtetërore ndiqte rregullin e “meritë-preferencës”, ky rregull ishte një përjashtim që tronditej nga diplomat e blera dhe që kishim në fakt dy sisteme paralele arsimore: një publik dhe një privat.

Por në sistemin e ri, sistemi universitar është unik; pra si private apo publiku kanë të njëjtat rregulla. Të cilët nuk i monitoron njeriu por thjesht një sistem dixhital i ndërtuar thjesht dhe me më shumë drejtësi: kush është i pari, renditet i pari, kush është nga mesi renditet në mes dhe kush është i dobët në fund.

Por a ka ky sistem defektet e veta? Ndoshta, por mund t’i ketë brenda universiteteve, pra në programin e leksioneve, pedagogëve, vlerëimit të tyre, që është procees që administrohen në mënyrë autonome nga shkollat e larta.

Pragu i këti sistemi, pra pranimi që administrohet nga Ministria e Arsimit ka rezultuar më shumë se perfekt dhe normalisht që do analizuar. Për të perfeksionuar edhe Universitetet….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Angli, raporti: 346 vajza shqiptare janë trafikuar për prostitucion
Previous article Zbulohet letra: Mos punoni me 2 standarde, Xhafaj shkund policinë

Editor

Postime të ngjashme

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT