• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohen prapaskenat, Donald Lu takim me 3 partitë para heqjes së mandatit të 2 deputetëve
Home
Shqipëri

Zbulohen prapaskenat, Donald Lu takim me 3 partitë para heqjes së mandatit të 2 deputetëve

7 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipit të PDIU-së dhe Gledjon Rehovicës së LSI-së.

Dje, në një reagim të shkurtër për mediat, Ambasada Amerikane e ka quajtur si pozitiv vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe si një provë për zbatimin e procesit të dekriminalizimit.

PRAPASKENAT

Për rastin e dy deputetëve, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme kërkoi më 26 dhjetor të vitit 2017 heqjen e mandateve, vetë ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar një takim informal me tre përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri.

Në takimet e veçanta, Lu mësohet të këtë kërkuar nga drejtuesit e partive kryesore, që të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Vendim, që u materializua dje me votimin në një zë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në KQZ.

QENDRIMI I SHBA

Në qëndrimin zyrtar të Ambasadës Amerikane theksohet se procesi i dekriminalizimit, i nisur që në vitin 2015, ka filluar të zbatohet dhe do të vazhdojë në Shqipëri.

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm (djeshëm) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledjon Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, thekson njoftimi zyrtar i Ambasadës së SHBA.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Donald Trump dhe marrëveshja bërthamore me Iranin
Previous article Luana ia nxori në shesh sekretin Rashelit. Çfarë ka ndërmend të bëjë pas disa kohësh ...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT