Protestat në kryeqytet vijojnë, teksa edhe sot tubuesit u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit.
Pasi qëndruan për disa kohë para ministrisë, para pak çastesh protestuesit kanë nisur marshimin për t’u grumbulluar sërish para kryeministrisë.
Ditët e fundit protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur tensione për t’u shënuar, teksa u vu re pjesëmarrja e ulët e qytetarëve.
Në të njëjtën mënyrë po vazhdon edhe ditën e sotme.
Mësohet se 1 mijë forca sigurie janë në gatishmëri në rast tensionesh.


