• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Donald Trump dhe marrëveshja bërthamore me Iranin
Home
Nderkombetare

Donald Trump dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

7 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Administrata e presidentit Trump këtë javë shprehu hapur mbështetjen për mijëra iranianë që protestuan kundër korrupsionit dhe vështirësive ekonomike të qeverisë. Dhe ndërsa zyrtarët amerikanë kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione kundër atyre që shtypin protestuesit, Presidenti Donald Trump po përballet me afatin përfundimtar të 13 janarit për të rivendosur ose jo sanksionet ekonomike kundër Iranit që u pezulluan pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aru Pande njofton nga Uashingtoni.

Ndërsa protestuesit e zemëruar anti-qeveritarë vërshuan në rrugët e Iranit gjatë javës së kaluar, mesazhi i administratës Trump për protestuesit iranian ishte i qartë.

“Unë mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara dhe bota e gjerë mbështet njerëzit e Iranit që duan një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe më të lirë”.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës këtë javë, nënpresidenti Mike Pence vuri në dukje kontrastin e thellë mes reagimit të administratës aktuale dhe asaj të administratës së ish presidentit Barak Obama gjatë protestave të Iranit në vitin 2009 pas zgjedhjeve presidenciale. Nënpresidenti Pence tha se në vend të heshtjes dhe dështimit, Presidenti Trump është i gatshëm të tregoj mbështetjen e tij për popullin e guximshëm të Iranit.

Por ndërsa administrata e Presidentit Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë, ajo gjithashtu përballet me një afat përfundimtar në janar për sanksionet kundër Iranit, të cilat u pezulluan me marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015 për të frenuar zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit.

“Presidenti nuk pranoi të çertifikonte se marrëveshja bërthamore me Iranin ishte në interes të Shteteve të Bashkuara. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes përmes zgjatjes së masës së pezullimit të sanksioneve. Ai do ta marrë atë vendim, mendoj, në javët e ardhshme ose në muajin e ardhshëm. Pra, do të shohim se çfarë do të vendos presidenti, por është vërtet e vështirë të besosh në këtë regjim”, thotë H.R. Mcmaster, këshillëtar i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare.

Senatori demokrat Ben Cardin, i cili në të kaluarën e ka kundërshtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, tha për Zërin e Amerikës se do të ishte e gabuar që Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin tani nga marrëveshja.

“Ne do të izoloheshim, do të ishim njerëzit e keqinj kur dihet se Irani është aktor i keq, qeveria e tyre është ajo që shkel ligjet ndërkombëtare. Duhet të theksojmë pajtueshmërinë e Iranit me marrëveshjen dhe jetëgjatësinë e marrëveshjes. Ata nuk lejohen të kenë armë bërthamore ose të zhvillojnë armë bërthamore”, thotë ai.

Disa analistë paralajmërojnë se rivendosja e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe tërheqja e tyre nga marrëveshja bërthamore ka të ngjarë të shkaktojë një zhvendosje të padëshiruar të fokusit të protestuesve iranianë nga vështirësitë e tyre ekonomike në kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari ia thotë troç Ilda Bejlerit në emision: Të pëlqej më shumë se ... (FOTO)
Previous article Zbulohen prapaskenat, Donald Lu takim me 3 partitë para heqjes së mandatit të 2 deputetëve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT