Ambjentalisti Sazan Guri ka njoftuar se ka bërë një zbulim të ri.
Sipas tij “Britania, Roma dhe Skocia, u krijuan nga banorët e Butrintit!”
Edhe pse publikimet e tij ngjallin të qeshura te historianët, Guri nuk nguron të çojë deri në fund idetë e tij.
Le të kujtojmë se një nga zbulimet e tij më pikante ka qenë rendësia e dhallës në trashëgiminë kulturore ku kërkoi që të merrej në mbrojtje nga UNESCO.
Më poshtë postimi i radhës:
“Mqs jemi te Zeusi, i cili vinte nga vinte (Azi e Afrike) por:
1. Kthehesh ne Epir apo jo, ne brigjet e Thiamisit (camerine e sotme), nga viti 10,000 p.es. deri sa erdhen ata qe vodhen historine dhe e cuan ne Olimp, diku ne vitet 500 p.e.s, rrini ju, merruni me mua sa te nxjerrin miliona euro fitime ata me genjeshtrat e tyre!?.
2. Ju thoni se lumi Thiamiz ne Londer quhet kot se koti, dakord?
3. Po ata qe formuan Britanine, sikur iken nga Butrinti apo jo, nuk quhet edhe kjo?
4. Po sikur Butrinti quhej Troja e re, po edhe Britania fillimisht quhej Troja e re?
5. Po sikur grupi i Eneas shkuan nga Butrinti dhe formuan nje Troje tjeter ne Rome ne kodrat e Albanit, rastesi edhe kjo?
6. Po sikur Skocia quhej nuova Albania deri para ca shekujve, rastesi edhe kjo, dakord s’themi gje!?
7. Po sikur te gjithe heronjt e Trojes u kthyen te gjysherit e tyre ne Cameri apo Epir, edhe kjo rastesi, dakord edhe kjo?
8. Ottava gjysem note qe i jep kuptim pentagramit – sa qejf kemi te na sillni fakte ndryshe, ju flm, SG”, shkruan Guri.