• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GERDECI”/ Kreu i SPAK: Fatmir Mediut i mbaroi imuniteti, tani do të gjykohet
Home
Aktualitet
Drejtësi

“GERDECI”/ Kreu i SPAK: Fatmir Mediut i mbaroi imuniteti, tani do të gjykohet

10 May, 2021 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Të enjten SPAK-u rihapi dosjen e Gërdecit dhe kërkoi nga Gjykata e Lartë nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Sot kreu i SPAK-ut Arben Kraja shpreh se u rihap dosja sepse akuzat ndaj Mediut nuk janë hetuar për shkak të imunitetit parlamentar.

“Është një kërkesë që na erdhi nga familjarët e njërit prej viktimave që kërkoi rihapjen e procesit. Morën kërkesën e rezultoi se prokuroria e përgjithshme e ka çuar për hetim. Një pjesë ka përfunduar dhe hetimi është veçuar. Ndërkohë që pjesa e gjykimit ndaj ish-ministrit Mediu nuk është shqyrtuar, sepse në atë kohë ka pasur imunitet. Në situatën e tanishme, pengesa nuk ekziston më mburoja e imunitetit dhe kështu që ne iu drejtuam gjykatës për të rihapur procesin. Pra kemi një rihapje të procesit drejtuar gjykatës që nuk është shqyrtuar dhe nuk është përfunduar. Nëse nga procesi gjyqësor dalin prova të reja atëherë mund të dalim me konkluzione të tjera. Nga pikëpamja e korrupsionit ka më shumë problematika, por edhe nga tregu informal. Ka shumë informalitet që e bën më të vështirë të hetosh e të mbledhësh prova.”, tha Kraja.

Zamira Durdaj e cila humbi djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit ka kërkuar vazhdimisht rihapjen e çështjes së Gërdecit dhe dënimin e përgjegjësve, për të vënë drejtësi për të birin. Të enjten zonja Durdaj ishte në një intervistë në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv ku u shpreh se dosja e Gërdecit u hetua nga një bandë kriminale dhe prandaj duhej rihapur. Ajo tha se, Gërdeci ndodhi nga babëzia për para dhe se ishte babëzia që i vrau djalin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZBULIMI" i Sazan Gurit: Britania, Roma dhe Skocia, u krijuan nga banorët e Butrintit
Previous article FITORJA E PS/ Fatos Lubonja "nuk njeh zgjedhjet": Nuk quhet. Unë se besoj këtë rezultat

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT