• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZBËRTHEHEN” KRIMET E ARMIKUT TË PËRBETUAR TË ALDO BARES/ / Nga pengmarrja e eliminimi, te mbytja në rezervuar, ja vrasjet e zbardhura
Home
Aktualitet
Kronikë

“ZBËRTHEHEN” KRIMET E ARMIKUT TË PËRBETUAR TË ALDO BARES/ / Nga pengmarrja e eliminimi, te mbytja në rezervuar, ja vrasjet e zbardhura

28 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me megaoperacionin e policisë, që çoi në lëshimin e 15 urdhër-arresteve për shkatërrimin e grupit të Laert Haxhiut. Ky i fundit është person i arrestuar për masakrën e Lushnjës, një armik i përbetuar i Aldo Bares.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb detaje nga hetimet, ndërsa mësohet se është zbardhur vrasja
Alban Semakut që njihet dhe me emrin Elton Mermali. Ky i fundit njihet si anëtar i bandës së Aldo Bares, ndërsa u mor peng në Lushnjë dhe më pas u ekzekutua në Peqin. Sakaq, nga hetimet është arritur që të zbardhet dhe vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan, apo eliminimi i Fridmand Xhaferrajt në Korçë. Xhaferraj u gjet i lidhur dhe i hedhur në një rezervuar në këtë qytet.

Po ashtu janë zbardhur dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek.
Grupi në fjalë u godit pas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani, i cili ndodhet pas hekurave për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir. Kujtojmë se Laert Haxhiu, i dyshuar si kreu i grupit, ndodhet në Greqi i arrestuar, ndërsa po përballet në gjykatë për ekstradimin. Ndërkohë, Bledar Berberi, i akuzuar për vrasje, është arrestuar. Po ashtu pas hekurave është dhe Mariglen Topuzi, i dyshuar për vrasje, ndërsa Firdeus Berberi, pjesë e grupit akuzohet për kanosje të punonjësve të policisë, vjedhje automjeti që me pas është përdorur në vrasje. Po ashtu bëhet e ditur se dy anëtarë të tjerë të grupit janë të arrestuar me herët për krime të tjera dhe ndodhen në burg. Nga ana tjetër Lala raporton se grupi në fjalë akuzohet dhe për vrasjen e Çajup Selimit në 2021 në Tepelenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BËNË ATENTAT MAFIOZ NË ATHINË/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Lulzim Qorrit
Previous article VRASJA NË DUKAGJIN/ Shpallen në kërkim 4 persona: Shkak për ngjarjen, konflikti për kanabisin

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT