• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË DUKAGJIN/ Shpallen në kërkim 4 persona: Shkak për ngjarjen, konflikti për kanabisin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË DUKAGJIN/ Shpallen në kërkim 4 persona: Shkak për ngjarjen, konflikti për kanabisin

28 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

4 persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e 74-vjeçarit Zef Guri dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Guri 43 vjeç në Dukagjin, mbrëmjen e djeshme. Për ngjarjen që ndodhi në një lokal në zonën e Shoshit, policia identifikoi si autorë të dyshuar 4 të rinjtë: Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare janë njoftuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në vendin e ngjarjes shkuan edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit. Kontrollet vijuan në malin e Shoshit për të gjetur atentatorët, ndërsa në ndihmë të policisë shkoi edhe një helikopter për shkak të terrenit të vështirë.

Në foto Gjin Guri

I plagosuri Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015, atëherë 38-vjeçar, ai figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë ndaj helikopterit të policisë gjate patrullimit për zbulimin e zonave me kanabis. Ai ishte i dënuar nga gjykata me 7 vite burg. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli. Policia po heton në disa pista për atentatin e kësaj të mërkure, ku më kryesorja është mosmarrëveshja për lëndët narkotike e mbjella në zonën e Dukagjinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZBËRTHEHEN" KRIMET E ARMIKUT TË PËRBETUAR TË ALDO BARES/ / Nga pengmarrja e eliminimi, te mbytja në rezervuar, ja vrasjet e zbardhura
Previous article TAFANI ZBARDH VRASJEN E KINEZIT/ Si u ekzekutua Alban Selmaku me tre plumba në shpinë dhe një në kokë?

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT