• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET SKEMA/ Si shkonin shqiptarët me letra false në Angli, SHBA e Kanada
Home
Breaking News

ZBARDHET SKEMA/ Si shkonin shqiptarët me letra false në Angli, SHBA e Kanada

19 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mundur të zbërthejë mënyrën e funksionimit të grupit prej 24 personash të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Anglisë, SHBA dhe Kanadasë.

Referuar hetimit të drejtuar nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, emigrantët e paligjshëm udhëtonin përmes pasaportave të tyre të rregullta në vendet e hapësirës Shengen, duke marrë instruksione se ku duhet të shkonin.

Më pas, përmes dokumenteve të falsifikuara të siguruara nga anëtarët e grupit kriminal, ata udhëtonin drejt Britanisë së Madhe, SHBA dhe Kanadasë.

Zhvendosja e tyre në vendet e Europës, bëhej nga shoferë shqiptarë, që i merrnin detyrat nga anëtarët e grupit në Shqipëri.

Po të njëjtën përcaktonin edhe vendet e akomodimit të tyre të përkohshëm, përcaktonin cilën linjë ajrore apo rrugore do të përdornin, si edhe kujdeseshin për mbërritjen e tyre në destinacion.

Sipas SPAK, bazat e falsifikimit të dokumentacionit kanë qenë në Tiranë, si edhe në Prishtinë e Prizren, në Kosovë. Hetimi ka zbuluar se ndër 24 personat e dërguar në gjyq për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, tetë prej tyre kanë pasur rol kryesor në aktivitetin kriminal.

Ata dyshohet të jenë menaxhuesit e linjës të trafikut. SPAK ka dyshime se pagesat për dokumentet false dhe rrugëtimin janë bërë në Shqipëri, por nuk qartësohet plotësisht qarkullimi i parave, pasi është bërë cash.

Mes provave të prokurorisë, janë edhe foto dhe video të gjetura në celularët e të pandehurve, ku shfaqen dokumente të falsifikuara, pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi, foto rezervimesh fluturimi, apo foto rezervimesh hoteli.

Grupi prej 24 personash u vu nën akuzë, pas ndalimit të 19 shqiptarëve në vitet 2019-2020 me pasaporta të falsifikuara çeke, greke, rumune e bullgare në Kanada, Angli apo aeroporte të tjera europiane.(A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ E megjithatë…, “Berishën se japim!”
Previous article Esat Pashë Toptani dhe Elena e Malit të Zi, dialogu lapidar mes tyre

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT