• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet skema/ Drogë dhe korrupsion në burgun e Brescias, furnizues ishin shqiptarët
Home
Aktualitet
Kronikë

Zbardhet skema/ Drogë dhe korrupsion në burgun e Brescias, furnizues ishin shqiptarët

2 November, 2017 Q.Autor Kronikë

ITALI- Pas arrestimit të një polici të burgut të Brescias L.P., 30 vjeç me origjinë kalabreze policia italiane zgjeron hetimet pas dyshimeve për përfshirjen e policëve të tjerë.
Gardiani 30-vjeçar akuzohet për shpërndarje droge, korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Për zëvendës prokurorin Ambrogio Cassiani është tërhequr një hallkë e një zinxhiri të tërë të aktivitetit të shitjes së kokainës brenda mureve të burgut, në bashkëpunim edhe me të dënuarit. Në dosjen e të hetuarve janë përfshirë edhe persona të tjerë. Një tjetër gardian burgu dhe dy të dënuar, edhe ata të akuzuar për shpërndarje.

Hetimi, shumë delikat nuk ishte aspak i lehtë. Për rreth dy vjet ka qenë vetë policia e burgut që e ka hetuar. Ajo që startoi nisjen e hetimeve ishte denoncimi i një të dënuari që pretendonte se ishte mashtruar. Polici që ka përfunduar në pranga i kishte marrë një makinë të përdorur por pa i bërë as pagesën dhe as kalimin e pronësisë.

Kjo gjë ka bërë që ish-pronari, (por formalisht ende kështu) kishte marrë gjoba të papara asnjëherë. Pasi policia e burgut nisi hetimet zbuloi gjëra kret të tjera për gardianin 30-vjeçar. Ai kishte më shumë se një vit që kishte drejtuar blerjen dhe shitjen e kokainës në burg. Brenda kishte bashkëpunëtorë disa të dënuar. Jashtë furnizuesit ishin shqiptarë. Por për hetuesit rrugët e furnizimit kanë qenë dy.

Kush blinte mallin paguante paratë me rrugë postare, falë ndihmës së atyre që qëndronin pas hekurave. Policia ka gjetur dëshmitarë për të konfirmuar këtë. Nesër në gjykatë pritet dëshmia e një të paraburgosuri që kishte blerë drogë. Agjentët e tjerë, konsumatorë të mundshëm mund t’i nënshtrohen analizave, duke rrezikuar masa disiplinore të rënda. Për momentin të hetuarit janë katër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktori turk "tradhton" Almedën
Previous article Partizani-Skëndërbeu, ja formacioni me të cilin do të zbresin në fushë korçarët

Q.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh Aktualitet

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT