Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi në muajin shkurt kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman në një ceremoni intime në SHBA, por kjo nuk e ka penguar bashkëshortin e Almedës të realizojë një puthje pasionante me një tjetër.
Pas kthimit në Turqi, dyshja iu rikthye projekteve në punë dhe Tolgahan momentalisht po punon për xhirimet e filmit ‘Perla e Zezë’.
Në filmin në fjalë, ai dhe aktorja Hande Erçel luajnë rolin e dy të dashuruarve dhe së fundmi kanë xhiruar një skenë puthjeje pasionante.Fotot e skenës kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shqetësuar veçanërisht fansat e Almedës, të cilët e kanë paralajmëruar aktorin që t bëjë kujdes sepse ‘puthjet janë të rrezikshme’,
Megjithatë, një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar Almedën e cila nuk ka reaguar ndaj komenteve./alpenews.al



