• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhen përgjimet: ja si u gatua atentati ndaj nipit të Aldo Bares në Lushnjë
Home
Aktualitet

Zbardhen përgjimet: ja si u gatua atentati ndaj nipit të Aldo Bares në Lushnjë

12 October, 2017 Editor Aktualitet

Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur një ditë më parë në Lushnje nxjerr në pah dobësinë e shtetit përballë personave të konsideruar “të fortë” apo të paprekshmit.

ReportTv ka siguruar vendimin e dhënë nga gjykata e Lushnjes më 26 Korrik 2017 ku ai dënohet 21 vite e 8 muaj burg për tentativë vrasje ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Atentati i mbetur në tentativë ndaj Xhulio Shkurtit ku për drejtësinë shqiptare autor është Laert Haxhiu ka ndodhur pasditen e 26 shtatorit 2016. Për këtë ngjarje Haxhiu s’u arrestua asnjëherë ndërsa gjykimi ndaj tij u zhvillua në mungesë në gjykatën e Lushnjes.

Dhe pse për Haxhiun kishte një vendim gjykate për tu vuajtur në një burg të sigurisë së lartë ai ka qarkulluar i pa shqetësuar në Lushnje duke u bërë dhe protagonist i ngjarjes së mbrëmshme.

Sëbashku me Haxhiun për atentatin ndaj Xhulio Shkurtit është dënuar dhe Lulzim Arapi për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Për moskallëzim të autorit të atentatit ndaj nipit të Aldo Bares Lulzim Arapi është dënuar me 2 vite burg nga gjykata e Durrësit. Sipas vendimit të gjykatës atentati ku mbeti i plagosur Xhulio Shkurti është kryer me katër plumba pasi në vendngjarje janë sekuestruar katër gëzhoja.

Por Laert Haxhiu nuk ka përballje e vetme me drejtësinë këtë dënim. Ai është arrestuar dhe proceduar në 2011 për vjedhje, në 2015 për trafik narkotikësh pasi u arrestuar në operacionin e koduar “Smart” dhe më pas në 13 prill 2017 për kundërshtim të forcave të policisë.

ReportTv ka siguruar dhe vendimin e vitit 2015 ku Haxhiu u arrestua në grupin e trafikut të heroinës me sasi të konsiderueshme nga policia e Durrësit por mundi tia hedh me një dënim minimal me 1 vit e 5 muaj.

ReportTv Tv ka mundur të sigurojë dhe përgjimet e grupit ku u pranog Laert Haxhiu i cili në tentativë për ti shpëtuar policisë theu dhe këmbën. Në këto përgjime janë Saimir Taullahu dhe Kastrito Zaimi të arrestuar sëbashku me Haxhiun që shprehet mes tyre:

Saimir: Te mua e gjetët ore, aaa? Te mua e gjetet them ore?

Kastriot: Kush?

Saimir: Po ku di gja unë o, ai shoku jot a?

Kastriot: Të ishte ashtu do ta kishin kapur atë po iku menjëherë.

Saimir: eeee!

Kastriot: Nga iku ai?

Saimir: E pe ti që iku?

Kastriot: Po kur erdhën ata kaloj iku ai.

Saimir: Aaaa! E more në Kosovë, degjon o, ça te them unë? Ti përgjegjësit tuaja, une të mijat, dëgjon a, ou?

Kastriot: Po ore

Për arrestimin e Lart Haxhiut dhe Orges Bilbili policia dhe seksioni i krimeve ndaj jetës i kanë përcjellë që mbrëmjen e djeshme Interpolit të dhënat e tyre pasi dyshohet se ata janë larguar ilegalisht jashtë vëndi.

faksimile nga gjykata

Vendimi i dënimit për Haxhiun për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Uraganet lënë SHBA-në, "Ofelia" po i drejtohet Evropës
Previous article Maratona e Tiranës, njihuni me VIP-at që do të marrin pjesë

Editor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT