• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Uraganet lënë SHBA-në, “Ofelia” po i drejtohet Evropës
Home
Europë

Uraganet lënë SHBA-në, “Ofelia” po i drejtohet Evropës

12 October, 2017 K.editor Europë

Nga stuhi tropikale, “Ofelia” është shndërruar në uragan të kategorisë së parë dhe po i drejtohet Evropës.
Paralajmërimin e lëshon Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerëson se stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër.

Mediet në Britani shkruajnë se “Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta. Në “dyert” e Britanisë ajo pritet të “trokasë” mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Evropës. Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë.

Asokohe, ajo e preku tokën në Kornuoll, vendi ku besohet se do ta nisë edhe “Ofelia” furinë e saj, ndërsa industrisë vendase të sigurimeve i kushtoi 2 miliardë funte, çka e bën fenomenin e dytë më të shtrenjtë meteorologjik në historinë e vendit. “Ofelia” është uragani i dhjetë i këtij viti e pason stuhi të një force shkatërrimtare si “Harvey”, “Irma”, “Maria” dhe “Nate”, të cilët i zhytën në kaos Ishujt Karaibe e disa shtete amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndërtimi në Butrint, Bojaxhi: Ta menaxhojë vetë parku
Previous article Zbardhen përgjimet: ja si u gatua atentati ndaj nipit të Aldo Bares në Lushnjë

K.editor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT