Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër policin Emilajno Nuhu, i cili denoncoi publikisht se kishte marrë kërcënime me jetë nga djali i deputeti të PS-së Rrahman Rraja.
Gjatë një takimi me krerët e Policisë së Shtetit, Rama e quajti Nuhun një ‘shpifës me uniformë’.
“Kjo klimë që sundon çoroditjen e njerëzve nuk mundet të cënojë asnjë milimetër shënjestrën e Policisë së Shtetit. Do jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju. Është arritje e madhe e qeverisë sonë në këto 5 vite që ju Policia e Shtetit, fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. Kur isha kryetar i Bashkisë, Bilbil Mema ishte drejtor i policisë së Tiranës. Sa herë takoheshim; më thoshte; nuk mundet të shohim telefonat nga lartë që i devijojmë rrugën policisë së shtetit. Sot Policia e Shtetit është e pavarura. Deputetë, kryeministër, politikanë, nuk i fusin dot hundët në polici dhe nuk guxojnë që të ngenë telefonin për t’i kërkuar favore ndonjërit prej jush drejtues policie. Në ndonjë rast kur kanë tentuar që ta bëjnë, kanë marrë ankesa. Nuk ju shkon mëndja që të shkelin rregullat e qarkullimit. Por heton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti në mbështetje të një vajze duke e akuzuar atë për dhunë, dhe duke e çuar atë në prokuroi. Edhe për një shkelje në këtë hap e sipër, punonjësi i policisë nuk u gradua dhe u pezullua. Djali i deputeti është aty ku e ka çuar aty ku e ka çuar drejtuesi, dhe jo aty ku do ta kishte lenë dje partia. Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil”, tha Rama.


