Ambasada iraniane në Ankara është evakuar këtë të hënë, pasi forcat turke të sigurisë morën një letër për një komplot të mundshëm me bombë.
Sipas të përditshmes turke “Sozcu”, policia ka larguar fillimisht ambasadorin iranian dhe më pas ka rrethuar rrugën “Tahran” ku ndodhet ambasada.


