• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiç sqaron deklaratat: Duam kufij të qartë, jo provizorë. Kosova, gjithmonë burim konflikti
Home
Rajon

Vuçiç sqaron deklaratat: Duam kufij të qartë, jo provizorë. Kosova, gjithmonë burim konflikti

10 August, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka për qëllim që Serbia të bëhet me kufij të qartë e jo të mbetet provizorium siç është tani gjendja, e cila, tha ai, krejtësisht ndryshe përshkruhet, ndërsa krejtësisht ndryshe është në terren, raporton Koha.net, duke cituar median serbe “Novosti”.

Duke shpjeguar qëndrimin e tij mbi “lajmin” e caktimit të kufijve me Kosovën, presidenti serb tha se nuk ka trhene asgjë të re dhe se ai mbron opsionin e demarkacionit qe ka shprehur për vite me rradhë.

Vucic nder te tjera ka theksuar se Kosova është territori që nuk dihet kush si e trajton, kujt çfarë i takon në të dhe si e tillë gjithmonë burim i konflikteve të mundshme, transmeton Koha.net.

“Kam folur për një demarkacion me shqiptarët dhe kjo është politika që unë përfaqësoj dhe nëse do të kemi sukses në këtë, nuk varet nga ne. Tango ka nevojë për dy persona. Zgjidhja për Kosovën dhe Metohinë, nëse vjen, duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo e thjeshtuar, siç e imagjinojnë disa”, ka thene Vucic.

“Duam shtetin kufijtë e të cilit i dimë, shtetin e përcaktuar që e ruajmë dhe e mbrojmë. Kam folur shumë herë për këtë, kjo nuk është ndonjë gjë e re, e që dikush në mendjen e vet e sheh këtë si habi me imagjinatën e vet të prishur, këtë s’e kuptoj”, citon “Novosti” të ketë thënë Vuçic.

“Se a do ta ketë përkrahjen e popullit kjo politikë, nuk e di por unë përpiqem për kufij me shqiptarët”, ka thënë Vuçic.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të flasë për detajet e bisedimeve rreth kësaj çështjeje.

“Unë nuk jam i papërgjegjshëm dhe nuk do të dal me “deklarata madhështore patriotike”. E njoh punën time dhe e bëj atë në interesin më të mirë të Serbisë dhe pa dyshim do të them atë që mendoj kur vjen puna afër një zgjidhjeje të prekshme”, tha Vucic.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI I SHKODRËS/ Fillimet e gjakmarrjes: Si u vra PAJTUESI i familjeve në derën e shtëpisë nga...
Previous article KALLASHNIKOV GRUAS DHE VAJZËS SË MITUR/ Kosova në protestë: Të marrë FUND DHUNA

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT