• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI I SHKODRËS/ Fillimet e gjakmarrjes: Si u vra PAJTUESI i familjeve në derën e shtëpisë nga…
Home
Breaking News

ATENTATI I SHKODRËS/ Fillimet e gjakmarrjes: Si u vra PAJTUESI i familjeve në derën e shtëpisë nga…

10 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fatbardh Lici, 53-vjecari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemaj.

Ngjarja ndodhi më 15 mars të vitit 2011 dhe pas ekzekutimit të 45-vjeçarit që ishte dënuar për një vrasje tjetër u shoqërua si i dyshuar Fatbardh Lici.

Astrit Kurmemaj u vra pranë shtëpisë së tij në një rrugicë të lagjes “Kiras” në Shkodër kur kishte dalë me leje nga burgu dhe po kthehej në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e sotme të 53-vjeçarit në lagjen “Guerile” në Shkodër, mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj dhe Lici. Fatbardh Lici dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt dhe u vra pranë shtëpisë, njësoj si Astrit Kurmemaj 7 vite më parë.

45-vjeçari Kurmemaj ishe përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën po kryen dënimin me 14 vjet burg.

Ka qenë ora rreth 15:30 e 15 marsit, kur në një rrugë dytësore të lagjes periferike të qytetit të Shkodrës, rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, 45-vjeçari Astrit Kurmemaj është qëlluar me një plumb pas koke.

VRASJA E ASTRIT KURMEMAJT

Viktima ka qenë duke ecur vetëm në këmbë dhe në kokë mbante një kapelë, si dhe një palë syze të mëdha dielli, për të mos u njohur nga kalimtarët e rastësishëm, gjithmonë duke u ruajtur nga frika e hakmarrjes. Gjatë kohës që Kurmemaj ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, pranë i është afruar një person dhe e ka qëlluar me pistoletë drejt e në kokë.

Për policinë, nuk ka pasur asnjë dyshim se krimi ka pasur si shkak gjakmarrjen, duke e lidhur me ngjarjet me familjen Muça. Në vitin 1998 u vra Genc Muça, ndërsa në vitin 2002 Besnik Kurmemaj. Ekzekutimet vazhduan në vitin 2003 me Luan Muçën, dhe më pas me Astrit Kurmemaj në 2011.

VRASJA E MISIONARIT TË PAJTIMIT

Emri i Astrit Kurmemajt u nxor nga policia e Shkodrës në gusht të vitit 2004, pas ekzekutimit të kryemisionarit të pajtimit, Emin Spahija.

Policia e cilësoi Kurmemajn, në atë kohë në kërkim, si person të dyshuar. Spahija rezulton se kishte ndërhyrë mes dy familjeve Kurmemaj dhe Muça për t’u pajtuar pas vrasjes së Genc Muçës.

Me gjithë variantin e policisë, nuk u gjetën prova dhe familja e viktimës Spahia pohoi se nuk kishte asnjë dyshim mbi Kurmemajn. Krimi ndaj Spahisë, kryer para shtëpisë së tij në Shkodër, ka mbetur mister.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KONFIRMUA NGA KPK/ Ndërkombëtarët ankimojnë vendimin për gjyqtarin Artur Malajn
Previous article Vuçiç sqaron deklaratat: Duam kufij të qartë, jo provizorë. Kosova, gjithmonë burim konflikti

g.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT