• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuani nga tensioni i lartë, ja kush janë ushqimet që duhet të shmangni
Home
Shëndet

Vuani nga tensioni i lartë, ja kush janë ushqimet që duhet të shmangni

12 February, 2018 Ina.Autor Shëndet

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg. Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Ushqimet që rrisin tensionin

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira

Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates

Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një kanaçe me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme

Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë. Turshitë e tjera përveç lakrës janë të zhytura në lëng me kripë.

Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Ëmbëlsirat e paketuara

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.12

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANDATI I PESTË, Duka: Kryeministri nuk ka ndërhyrë në zgjedhje. Do synojmë Botërorin
Previous article Horoskopi ditor, e hënë 12 shkurt 2018/ Lajme të shkëlqyera edhe në lidhje me portofolin tuaj. Ju do...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT