Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zona Gol”.
Mandati i pestë – “Tashmë konsiderohet si fillimi i një katër-vjeçari të ri. Fillimi i detyrave dhe zotimeve që kemi marrë për të përmirësuar çfarë janë realizuar deri tani. Jo numër mandatesh, por besim i komunitetit të futbollit të cilit duhet t’ia shpërblej me punë”.
Rrjetet sociale – “Nuk jam njeri shumë aktiv në rrjetet sociale. Më pëlqen dhe e kuroj vetë vetëm ‘Instagramin’. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por është vetëm kënaqësi”.
Përfaqësimi me Kombëtaren– Nuk është problem apo pjesë fushate. Është dëshire dhe mundësi reale e Shqipërisë. Me çfarë kemi dhënë deri më sot, i kemi të gjitha mundësitë për ta synuar botërorin. Edhe skuadrat e mëdha e kanë të vështirë që të thonë se do të jenë me garanci. Ama objektivi për të ardhmen është që ta synojmë. Duhen bërë edhe shumë gjëra të tjera mirë për të shkuar deri atje. Duke pasur parasysh edhe të gjitha kritikat që kanë dalë gjatë këtij muaji nga njerëzit e sportit, pa pasur parasysh ato të njerëzve të politikës, mund të bëjmë më mirë.
Frikës se do humbte – Gara ka emocione dhe e kam përjetuar si një nga garat e kësaj natyre, jo sportive më me emocion dhe mund ta prishja edhe një rezultat ndryshe.
Përjetimi për kandidatin – Kandidati individualisht ishte figurë individuale e kompletuar por e veshur me begraund politik. Nuk mund ta fsheh që duke qenë eksponent i lartë i një partie politike, e kam konsideruar avantazh në garë në favor timin. Individualisht mund të ishte drejtues i FSHF-së. Taktikisht mund të lëvizte ndryshe. Të paktën mund të zhvishej nga funksione nga funksionet politike për të kontribuar për futbollin. Duke qenë se nuk e bëri, më është dukur avantazh”.
E keqja më e vogël – Vetë rezultate e futbollit shqiptar, paraqitja e futbollit, rezultatet në kampionatin kombëtar, paraqitja me klube në arenën kombëtare, infrastruktura apo edhe Kombëtarja në europian, nuk janë e keqja më e vogël, por suksesi më i madh. Nëse do të ishte në garë një njeri tjetër nga komuniteti i futbollit, do të ishte ndryshe. Do të garohej me çfarë ka bërë presidenti dhe premtimet, dhe begraundit që ka bërë sportisti. Ishte garë jo me platforma, por që u politizua. Njerëzit e futbollit konsideruan që duhet mbrojtur futbollin, qoftë edhe gabimet që janë bërë, përpara politikës”.
16 vite, sistemi autoritar – “FSFF funksionin sipas kompetencave që ka çdo institucion. Nëse do të komunikosh me çdo anëtar të drejtësisë sportive, 80% nuk i njoh për fytyrë,. Funksionojnë të gjithë si të pavarur. Është ekip i tërë, KE, Administratë të drejtuar nga presidenti. Është traditë në Shqipëri që gjithçka i atribuohet të parit, por unë nuk mund të marr merita për gjithçka.
Organizimi teknik i Kombëtareve të moshave– “Edhe Astriti po të ishte në vend të Bogdanit dhe Bushit do të bënte të njëjtën gjë. Çdo trajner merr lojtarët më të mirë, pavarësisht se ku luajnë. E padrejtë që t’i japësh mundësitë një lojtari më të dobët, vetëm prej kandidati. Edhe Astriti që ditën e parë që iknin nga kampionati i afronte në kombëtare dhe ka bërë mirë. Ka 6 ekipe përfaqësuese rajonale të grupmoshave të ndryshme në Shqipëri.
Prodhimtaria nga kampionati – “Duhet të jetë objektivi kryesor i kampionatit shqiptar, të prodhojë sa më shumë talente, të rrisë sa më shumë nivelin e tyre dhe niveli qtë jetë i barabartë me ato që luajnë jashtë ose edhe më i mirë”.
% e futbollistëve vendas te ekipet e moshave – “Loja nuk është matematikë me përqindje. Asnjë president nuk mund t’i thotë një trajneri mënyrë të tillë selektimi. Të gjithë lojtarëve vendas u duhet dhënë shansi për t’u provuar”.
Ndërhyrjet politike– Alibej zgjidhet në KE- “Nuk kam kritikuar pse Fino ishte kandidat. Sipas meje kam thënë që do të ishte mirë që të mos vinte me të gjithë funskionet politke që kishte. Nëse do të jap një opinion, kam qenë kundër edhe kandidimit të politikanëve në Komitetin Ekzekutiv. Kam lobuar që të mos fitojnë kandidatët politk. Statutet nuk i ndalojnë, unë nuk kam çfarë të bëj, përderisa janë votuar në Asamble. Duhen ndryshuar statutet e federatës, rregullat dhe ligjet që të ketë sa më pak ndikim. Nuk dua që të aludoj individin në fjalë që ka marrë votat”.
Përzgjedhja e delegatëve – “De Juro është e zgjidhur, sepse klubet e futbollit në përgjithësi kanë një status të saktë, rreth 90% e tyre. Për t’u menduar është… vetë Asambleja e Futbollit, duhet të mendojë se si mund të shmangë maksimalisht delegimin me persona politik. Duhet menduar që të zgjidhet. Të gjithë kryetarët e bashkive, ishin të deleguar apo të autorizuar nga përfaqësuesit ligjorë të klubeve. E përfitojnë nga autoriteti si kryetarë bashkish”.
Kufizim i mandatit të presidentit – “Hipokrizi nëse do ta thosha sot, sepse nuk është se mendoj për kaq shumë mandate. Koncepti im është ndryshe. Nuk ka të bëjë me sesa kohë apo mandate do të pretendoj,. Të tjerë apo jo për FSHF. Në koncept, Jam kundër kufizimit të mandateve. Mandatet duhet ti kufizojë votuesi dhe jo ligji. Evropa do të jetë e ndarë besoj në 50-50m bota e futbollit. UEFA e ka pranuar. Nuk ka lidhje me interesat e mi personale. Mandatet duhet t’i kontrollojë ai që voton dhe puna e bërë”.
Shoqatat dhe statusi juridik dhe pse 8– “Nuk është bërë numri i shoqatave në përputhje të plotë me qarqet. Në atë kohë nuk kanë qenë 12 qarqe. Ka të bëjë me ndarje sportive të vendit, duke pasur parasysh numrin e futbollistëve, afërsinë gjeografike. Në të ardhmen mund te jenë 2 apo 15. Varet nga numri i futbollistëve, nga shtimi i tyre, do ta vendosë Asambleja”.
Ndikim i kryeministrit, Fino mblodhi kryetarët e bashkive – “Para se të fillonte votimi, pimë një kafe me Zotin Fino, Kokëdhima dhe Hajdari. Fino e pranoi që ishte gabim fakti që bëri një takim të tillë. Si gjithmonë, të gjithë anëtarët e Asamblesë ishin të ftuar. Jo detyrimisht që të vinin të gjithë bashkë. Ishte i ftuar edhe Fino dhe kandidati tjetër për të folur. U veprua gabim pse u shkua ashtu dhe u duk një lloj ndarje. Nuk kanë qenë kryetarët e bashkive në Durrës,. Por anëtarët e komunitetit të futbollit që ishin larg. Fakti që i ndanë, bënë gabim dhe deklaruan një ndarje sepse ishin kryetarët e bashkive të PS dhe eksponente të PS. Fakti që ishte eksponent i lartë i PS në garë, e politizoi. Pjesa tjetër u rreshtua automatikisht kundër tij, jo se ishte shumë i lumtur me presidentin aktual të FSHF. Rreshtimi i saj pro meje, nuk qe përcaktues. Të gjithë kryetarët e bashkive politike që ishin në sallë, Numrat e tyre ishin më pak se kryetarët e bashkive që ishin të rreshtuar politikisht. Ajo që vendosi në Asamble ishte komuniteti i futbollit. Forcat politike ishin në një farë mënyre të balancuara”.
Ndikimi i kryeministrit – “Mbledhja atje është drejtuar nga eksponentë të lartë të PS dhe jo nga kryeministri. Ai nuk ka kontaktuar direkt nga kryeministri, me asnjë nga votuesit. Drejtuesit kryesorë kanë qenë në mbledhje dhe kanë qenë të angazhuar në fushatë. Kanë pasur zona të ndryshme që kanë mbuluar”.